Për herë të parë kryesohet nga akademikët tanë
11/05/2010 Rrjeti i Universiteteve Ballkanike
Kongresi i Rrjetit të Universiteteve Ballkanike për herë të parë kryesohet nga akademikët shqiptarë. Vendimi është marrë në një mbledhje të zhvilluar pak ditë më parë në Edrene të Turqisë, ku merrnin pjesë krerët e institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të ndryshme të Ballkanit. Gjatë kongresit të Rrjetit të Universiteteve Ballkanike u bisedua në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve të rajonit. Me një klimë pozitive, të gjithë rektorët e universiteteve ballkanike, të pranishëm në këtë kongres, theksuan nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë dhe më cilësor ndërmjet universiteteve të rajonit. Pas përfundimit të bisedimeve u hodh në votim kryetari i Rrjetit, ku fitoi rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule. Sipas tij, “Rrjeti i Universiteteve Ballkanike është një institucion i rëndësishëm, që ka të gjitha mundësitë për të rritur kapacitetet dhe mundësitë e universiteteve të rajonit tonë nëpërmjet bashkëpunimit shumëpalësh”. Ky rrejt është krijuar si një nismë e rektorëve të universiteteve nga shtatë vende të rajonit, të cilët në vitin 2006 nënshkruan marrëveshjen për ngritjen e një rrjeti të përbashkët, që do të ndihmonte në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve.