E Diel, 1 Nëntor 2026

Për marinarët e “Vlorës” duhen 40 mijë euro

14/01/2005  DURRES - Që marinarët e mbytur të anijes “Vlora” të nxirren nga ujërat e detit Adriatik, duhen rreth 40 mijë euro. Kështu ka pohuar për gazetën pronari i anijes, Qemal Harizi. Ai është mbëshetetur në deklarimet e tij në diskutimet private, që ka pasur me një kompani italiane, e cila është e specializuar për operacione të kërkim-shpëtimit. Nisur nga sa është shprehur Harizi nuk ka asnjë dyshim që peshkarexha është zhytur, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë version se si mund të ketë ndodhur një veprim i Tillë, pasi anija ka qenë ndër më të sigurtat.

“Aktualisht ne na itereson të marrim nga deti trupat e marinarëve dhe shpresojmë që ata të jenë brenda në kabinën e anijes”, tha pronari Harizi. Sipas tij, procesi i identifikimit të vendfundosjes së anijes “Vlora” është konstatuar me saktësi, pasi aparaturat e përdorura për identifikimin kanë qenë shumë të sofistikuara. Për të marrë marinarët nga deti dhe për t’ua dërguar familjarëve do të duhen 40 mijë euro dhe e gjithë kjo shumë është deklaruar se do të përballohet nga vet pronari i anijes, Qemal Harizi. Ndërkohë që për të nxjerrë edhe anijen nga fundi i detit, duhen rreth 320 mijë euro.

Harizi ka thënë se dy zhytës të kompanisë private të marinës së Triestës do të vinë në Durrës në fillim të javës së ardhshme, por ata kanë kërkuar që në doganën shqiptare

të ketë lehtësi për kalimin e pajisjeve. Zhytëzit e kualifikuar kanë garantuar se kanë aftësi profesionale të zhyten deri në 120 m, ndërkohë që anija mendohet se

është 120 m e fundosur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›