Telefonatë nga burgu: Nuk kemi dalë nga greva e urisë
14/01/2005 Jemi 33 vetë që jemi në greve, që nga data 8 janar 2005. Asnjëri prej nesh nuk merr ushqim . Pjesa më e madhe e jona është e sëmurë dhe ka nevojë për ndërhyrje mjeksore. Duam që të marrim ilaçe, të kurohemi, të trajtohemi ashtu si e parashkruan ligji, sipas vendimeve të mara nga gjykata". Një telefonatë nga paraburgimi i Malësisë së Madhe, ka pohuar se gjendja në qelitë e këtij komisariati nuk është e mirë. "Kemi një të mitur që e kemi detyruar të ushqehet, pasi organizmi i tij nuk mund të përballojë grevë". Të paraburgosurit pohojnë se janë vizituar nga mjeku Astrit Beci dhe nga komisionerë të Avokatit të Popullit. Një nga të të arrestuarit, në emër të shokëve të tij të burgut, ka telfonuar duke treguar se çfarë po ndodh në qelitë e Malsisë së Madhe.
Alo????!! "Gazeta Metropol"
Po
Jam një i paraburgosur në komisariatin e Malësisë së Madhe. Quhem...., unë nuk mund të them emrin se ne nuk na lejohet telefoni dhe...por..
Përse telfonuat?
Jemi 33 të paraburgosur që jemi në grevë urie. Ne që nga data 8 janar nuk marrim ushqium.
Përse e këni bërë këtë?
Kërkojmë të tjera kushte, të trajtohemi sipas ligjit, të mos na vonohen procedurat, të na mundësojnë marrjen e ilaçeve.
Në çfarë gjendje janë shokët tuaj në qeli?
Mes nesh është dhe një i mitur të cilin ne e kemi detyruar të marrë ushqimin.
Ka të sëmurë?
Po ka dhe janë shumë. Ka qenë sot(dje)mjeku Astrit Beci dhe na ka bërë një vizitë. Janë gjashtë vetë që duhet të shtrohen menjëherë, ndërsa 18 të tjerë të marrin kurim të detyrueshëm.
Çfarë sëmundje është?
Eshtë një sëmundje infektive e syve, që e ka pasur një nga të dënuarit por e kanë marrë dhe të tjerët. Nuk na sjellin ilaçe në qeli.
Sa vetë jeni në qeli?
Janë 8 dhoma dhe jemi 33 vetë. Janë 7 të dënuar që kanë marrë vendimin e formës së prerë dhe nuk janë transferuar.
Po ju jeni dënuar?
Jo, jam ende në gjykim, ndonëse kam mbi një vit që jam arrestuar.
Drejtuesit e komisariatit çfarë ju kanë thënë?
Në komisariat na bëjnë presion që ne të marrim ushqmin dhe të ndërpresim grevën.
Si janë kushtet?
Të mjerueshme. Flemë shumica përtokë, kushtet higjenike, si i themi ne janë ku thërret qameti, s'ka ku të shkojë më keq.
Ju ka takuar ndonjë nga drejtuesit e burgjeve, të komisariatit, të Avokatit të Popullit, apo të Drejtave të Njeriut?
Sot(dje) kanë qenë një grup nga Avokati i Popullit dhe kanë folur me ne. Kemi paraqitur pretendimet tona dhe ata na kanë premtuar se do të na ndihmojnë.
Inspektorët e "Dobianit" takojnë grevistët
Dje që në orët ë para të mëngjesit një ekip komisionerësh të institucionit të Avokatit të Popullit kanë shkur në Komisariatin e Malsisë së Madhë për të parë gjendjen e të paraburgosurve, që janë ë grevë. Burime nga ky insitucion, bëjnë të ditur, se juristët e "Dobianit" kanë dëgjuar për disa orë pretendimet e të arrestuarve, kanë parë kushtet në të cilat gjenden ato dhe relacioni do të shqyrtohet nga titullari. "Ne jemi ende në Shkodër dhe grupi nuk ka përfunduar punën e tij Kemi qenë në komisariat, kemi parë të dënuarit, burgosurit dhe para burgosirit, gjendjen e tyre shëndetsore dhe kushtet në të cilat ata mbahen në qeli"- thonë zyrtarë të Avokatit të Popullit. Shqetësimet e tyre sipas komisonerëve do të përcilen autoriteteve.
Mjeku Beci: Ekziston infeksioni viral
Ndonëse në sallën e operacionit, mjeku shkodran Astrit Beci ka folur tërë mirësjellje. Beci ka pohuar se ka qenë dje në komisariatine Malsisë së Madhe dhe ka vizituar të paraburgosurit. Sipas tij ka një infeksion viral, që ka prekur sytë e të sëmurëve. Kjo gjendje ka saktësuar mjeku është dhe në qytetin e Shkodrës. Një prej të arrestuarve që ishte në gjendje më të rëndë e kanë shtruar në spital, ku është bërë ndërhyja me medikamentet e duhura. "Unë kam konstatuar se ishin afro 12 persona të prekur nga ky virus, ku 3 apo katër prej tyre ishin në gjendje më të rëndë". Doktori ka pohuar se "Kam bërë vizitat, ekzaminimet, dhe kam rekomanduar mjekimet për secilin madje me sa unë kam dijeni disa prej tyre janë përcjellë drejt Spitalit të Burgut në Tiranë".
Drejtori i burgjeve, Hysi: Do t’i transferojmë
Të gjithë të parabrgosurit, për të cilët është marrë një vendim i formës së prerë do të transferohne në burgje, klasifikuar sipas veprës që kanë kryer". Kështu ka deklaruar dje drejtori i përgjithshëm i burgjeve Engjëll Hysi. Ndonëse paraburgimet nuk kanë kaluar ende nën vartësinë e Minsitrisë së Drejtësisë, Hysi ka sqaruar se Drejtoria që ai kryeson, është në dijeni të gjendjes dhe ka ndërhyrë menjëherë. Drejtori, ka pohuar se, do të tansferohen të sëmurët në Spitalin e Burgut në Tiranë, që të bëhet ndërhyrja shëndetsore përkatëse dhe situata do të normalizohet. Drejtoria e Përgjithshme ka bërë të gjithë verifikimet për ata që janë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë dhe tashmë lista e transferimeve është gati, në pritje të veprimeve disaorëshe.