Për vrasje, vëllezërit rrezikojnë 30 vjet burg
SHKODER - Prokuroria e Shkodrës kërkon 30 vite burg për dy vëllezërit Agron e Ilir Burgaj, të akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri 11 vjet më parë.
Në seancën e djeshme prokurori Frederik Loshaj ka dhënë pretencën me 15 vite burg secilit për dy vëllezërve, të cilësuar si fajtorë për vrasjen e Fahri Lopçit dhe një plagosje. Ndërsa avokati i ka kërkuar trupit gjykues 10 ditë afat për pretendimet e palës mbrojtëse. Gjithashtu ai ka pohuar denoncimin e dërguar tek prokurori i Përgjithshëm për pretendimin se në fashikujt e dosjeve janë hequr disa prova shkencore. Vëllezërit Burgaj u arrestuan në gusht të vitit të kaluar. Sipas policisë, më 2 tetor 1997 pas një grindjeje banale ata kanë vrarë në Shkodër me armë zjarri Loshajn dhe kanë plagosur një kalimtar. r.d