Rruga e plazhit, plagosen katër persona
SHKODER - Po ktheheshin nga plazhi, por përfunduan bashkë me mjetin në një kanal, në tentativë për të shmangur përplasjen me një motor.
Katër të plagosur është bilanci i këtij aksidenti që ndodhi dje në mesditë në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë. Tre nga katër të plagosurit ndodheshin në një "Benz 190" dhe i përkasin familjes Brucaj nga Shkodra, ndërsa i plagosuri tjetër është drejtuesi i motorit. Sipas policisë, drejtuesi i makinës pasi pa motorin që po dilte në rrugën kryesore ka tentuar të shmangë përplasjen, por humbi kontrollin e mjetit, duke goditur nga pas motorin. Pas një devijimi rreth 30 metra, makina ra në kanal. Një patrullë policie u shkoi menjëherë në ndihmë, duke nxjerrë të lënduarit, gjendja e të cilëve është e rëndë. Në aksin Shkodër- Velipojë që me nisjen e sezonit turistik kanë ndodhur 8 aksidente me 15 persona të plagosur. r.d