Verder i shkatërron sezonin Milanit
Kupa UEFA, një javë pas takimeve të para të 1/16, është kthyer mbrëmë me sfida interesante, teksa ka dhuruar një skualifikim të bujshëm të një skuadre me emër, si Milani. Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë bëri që të përqendrohej vëmendja e të gjithëve pikërisht në sfidën që kuqezinjtë luajtën ndaj Verder Bremenit. Ekipi i Ançelotit, që luante përpara tifozëve të vet, nisej më i favorizuar, pasi kishte shënuar një gol në fushën kundërshtare. Për më tepër, brenda pak minutave në mbrëmjen e djeshme, arriti të fiksonte një avantazh prej dy golash, me Pirlon e Paton. Megjithatë, si përfundim, peruani i Verderit, Klaudio Pizarro, ka prishur festën e milanistëve, duke arritur një barazim, që ka kualifikuar krejt papritmas skuadrën gjermane. Nga ekipet italiane, edhe Fiorentina është eliminuar, megjithëse ka kaluar e para në avantazh në fushën holandeze të Ajaksit. Por ekipi i Van Bastenit ka gjetur barazimin, gjë që duke iu bashkuar edhe fitores minimale të një jave më parë në Firence, ka sjellë sigurimin e avancimit për më tej.
Ndeshjet
CSKA MOSKA-Aston Vila 2-0 (1-1)
Zhirkov 61', Lov 90'
METALIST K.-Sampdoria 2-0 (1-0)
Valajev 30', Jaja 41'
HAMBURG-NEC 1-0 (3-0)
Oliç 9'
Tuente-MARSEJË 0-1 (1-0)
Arfa 24' (penallti 6-7)
Volfsburg-PARIS SG. 1-3 (0-2)
Hasebe 63'/ Luindula 38' (pen), 74', Roten 59'
GALLATASARAJ-Bordo 4-3 (0-0)
Turan 43', 65', Kjuell 45', Sarioglu 88'/
Belion 1', Kavenagi 74', Çamak 76'
Milan-VERDER BREMEN 2-2 (1-1)
Pirlo 26' (pen), Pato 33', Pizarro 68', 78'
AJAKS-Fiorentina 1-1 (1-0)
Leonardo 88'/ Xhilardino 61'
MANÇESTER S.-Kopenhagen 2-1 (2-2)
Belami 73', 80'/ Vingard 90'
Standard Liezh-BRAGA 1-1 (0-3)
Mbokami 79'/ Aguiar 88'
Shtutgart-ZENIT 1-2 (1-2)
Gebhart 80'/ Semshov 43', Fayzulin 86'
UDINEZE-Leç Poznan 2-1 (2-2)
Pepe 57', Di Natale 90'/ Rengifo 12'
SANT ETIEN-Olimpiakos 2-1 (3-1)
Payet 44', Ilan 57'/ Gonzales 75'
Deportivo-AALBORG 1-3 (0-3)
Serxho 38'/ Shelton 41', Johanson 44', Enevoldsen 45'
Totenham-SHAKHTAR 1-1 (0-2)
Santos 55'/ Fernandinjo 86'
Valencia-Dinamo Kiev (1-1) (2-2)
Kravets 34’, Marchena 44’/ Horno 53’, Kravets 81’