Për zgjedhje në elektorat, jo në tavolinë
Blendi Kajsiu
Reforma elektorale rrezikon që të prodhojë një proces zgjedhor, ku pushteti gjithnjë e më shumë formësohet sipas vullnetit të dy partive kryesore dhe gjithnjë e më pak sipas votës së elektoratit. Sistemi aktual elektoral me pragun e tij të pajustifikueshëm nuk synon aspak të eliminojë partitë e vogla, të cilat mund të vazhdojnë të vegjetojnë në koalicione parazgjedhore. Ai thjesht synon të penalizojë ato parti që mund të rriten jashtë ombrellës së PD-së apo PS-së, siç është qartazi LSI-ja në të majtë sot, apo LZHK në të djathtë nesër. Vendimi më i fundit për të përjashtuar LSI-në nga KQZ-të është vetëm hapi më i fundit dhe më flagrant në këtë drejtim. Formësimi i KQZ-ve në Kodin e ri Zgjedhor nuk ka asnjë logjikë parimore apo politike përveçse dëshirës së PD dhe PS për të përjashtuar faktorë realë politik si LSI nga këto organizma. Përfshirja në KQZ e partive kukulla alla PSD dhe PR jo vetëm që nuk e fsheh, por përkundrazi e nxjerr këtë dëshirë krejtësisht zbuluar.
Në thelb kjo është dëshira e të dy palëve kryesore në politikë për të kontrolluar skenën politike, pavarësisht dhe jo nëpërmjet preferencave të elektoratit. Dhe këtu nuk ka asgjë të re. Partizat e vogla dhe shpesh parazitare kundër të cilave u justifikua sistemi i ri elektoral, ishin një nga mënyrat se si partitë e mëdha kanë ruajtur monopolin e tyre politik në të dy krahët. Që këto parti të mbijetonin në sistemin e kaluar elektoral, ato duhej patjetër që të futeshin nën ombrellën e njërës prej dy partive të mëdha. Nën këtë ombrellë ato nuk rriteshin, por përkundrazi zvogëloheshin në negociata dhe zënka postesh ku humbin çfarëdolloj identiteti apo potenciali përfaqësues politik. Nuk është aspak çudi që Partia Republikane apo Socialdemokrate mund të ishin shumë më tepër sot si alternativa sesa si shtojca të PS-së apo PD-së. Futja e tyre në koalicione qeverisëse ka qenë çmimi që PD dhe PS kanë paguar për të eliminuar potencialin e tyre elektoral dhe jo thjesht një reflektim i forcës së tyre elektorale. Në sistemin e kaluar elektoral secila nga dy partitë e mëdha ka thithur pranë vetes ose ka shkatërruar një mori partizash të vogla, që nesër mund të krijonin një alternative politike. Natyrisht sa më shumë që popullariteti i PS dhe i PD binte, aq më i vështirë bëhej edhe ky proces. Dalja dhe suksesi elektoral i LSI-së ishte shenja e parë që tregoi se alternativat politike janë të mundshme.
Prandaj fenomeni LSI përbënte një rrezik si për partitë kryesore edhe lidershipin e tyre. Për këtë arsye u ndërtua një sistem zgjedhor që në thelb synon minimizimin e fenomeneve alla LSI. Pa ekzistencën e LSI reforma zgjedhore në Shqipëri do të ishte e pakuptueshme. Do të ishte i pakuptueshëm lloji i proporcionalit rajonal me prag të lëvizshëm, nxjerrja e KQZ-së nga Kushtetuta, rikompozimi i KQZ-së, e kështu me radhë. Problem nuk është vetëm fakti që sot ne kemi një sistem zgjedhor që më shumë sesa në funksion të demokracisë shqiptare është ndërtuar thjesht për të hequr qafe një parti të caktuar. Problem është edhe fakti se sot ne po ndërtojmë një sistem zgjedhor që zgjedhjet i përcakton gjithnjë e më shumë në tavolinat e dy partive kryesore dhe gjithnjë e më pak në elektorat. Problem është edhe fakti se kjo po ndodh në një moment kur elektorati është gjithnjë e më i pakënaqur me alternativat ekzistuese politike.
Pikërisht ky moment e legjitimon dhe e bën parimore grevën e urisë së 11 deputetëve. Kanë pak rëndësi përsetë individuale të kësaj greve. Kanë akoma më pak rëndësi fytyrat, personalitetet apo historitë e grevistëve. Ajo që ka rëndësi sot është se 11 deputetët grevistë synojnë të ndalojnë një proces që e formëson pushtetin gjithnjë e më tepër pavarësisht dhe jo nëpërmjet elektoratit. Skeptikët kanë të drejtë të ankohen se po këta deputetë kanë bërë pikërisht këtë gjë dje dhe ndoshta do ta bëjnë përsëri nesër. Por kjo nuk përbën arsye për mos t’i mbështetur ata sot.