Shansi i humbur për zgjedhje të ndershme
Edmond Arizaj
Pavarësisht se të gjitha refrenet e raporteve të ndërkombëtarëve për Shqipërinë, kanë si motivin kryesor zgjedhjet e ardhshme; pra me shumë fjalë, cilësinë, ndershmërinë dhe lirinë e tyre, Rama dhe Berisha “po bëjnë të pamundurën” që t’i prishin ato ende pa filluar mirë, madje ende pa nisur edhe fushata elektorale.
Një Kod Elektoral i ndërtuar në mënyrë të fshehtë, puna e të cilit herë ndërpritej e herë rifillonte sipas tekave të kush e di se kujt. Dhe së fundmi, Kodi do të paraqitet në Kuvend me bekimin e PS dhe PD, si dhe me mbështetjen pa kushte të PSD e PR. Edhe të G-99, sipas drejtuesit të të cilit ai ka shumë besim te numërimi i votave nga komisionerët e Berishës. Punë për të.
Çudia e parë e këtij Kodi është se partitë nuk hyjnë të barabarta në zgjedhje. Nuk duket se ka ndonjë rëndësi se sa për qind ka marrë njëra apo tjetra në zgjedhjet e fundit. Nëse kanë një deputet në Kuvend, atëherë normalisht duhet të kenë një numërues. Dhe me formacionet që janë duke u ndërtuar, me koalicione, i bie madje edhe më pak se shtatë anëtarë. Por PS dhe PD, më saktë Rama dhe Berisha, apo akoma më saktë Rama (sepse Berisha ka deklaruar, le të më sjellë Kodin opozita), nuk është i sigurt se mund të ketë shanse fitimi me këtë formulë normale.
Tjetër çudi është formula dyshe për secilën parti të madhe. Pra, sido që të jetë, PS-PD kanë shumicën në çdo lloj komisioni. Por përveç kësaj “arritja” më e madhe e Ramës është përpjekja për frikësim i të gjithë të lëkundurve apo edhe simpatizantëve të LSI, të majtë të pavendosur, apo thjesht votues anti-Berishë. Me sistemin e ri, pa bërë dialog, Rama u thotë që të mos mundohen të votojnë për koalicionin e LSI, sepse votat e tyre do të numërohen vetëm nga PS-ja. Kështu do të jetë më e thjeshtë t’i jepet direkt PS-së, sesa ta marrë vetë, apo ta bëjë të pavlefshme.
Duket se PS dhe PD, po më shumë PS, në vend të verë vetulla ka nxjerrë edhe sytë. Që tani, tetë muaj përpara, zgjedhjet e qershorit janë në dyshim. Dhe arsyeja e vetme është dëshira e Ramës dhe Berishës për pushtet të përjetshëm dhe absolut. Nëse kokëfortësia e PS-PD do të vijojë, atëherë as që mund të flitet më për zgjedhje të ndershme. Mund të jenë të lira, por jo të ndershme. Arsyetimet me vëzhgues e me kamera, duken haptas që janë një salsiçe e vogël, se mos gënjehej njeri. Kjo ndjesi e fortë se dy partitë e mëdha dhe kryesisht dy drejtuesit e tyre, janë duke u përgatitur që tani për të ndarë pushtetin, pa i dhënë askujt llogari (njësoj si tani), detyroi 11 deputetë të ndërmerrnin protestën me grevë urie. Dhe kjo jo pse nuk kishte forma të tjera proteste, apo se nuk mund të protestonin fort në çdo qytet. Por sepse shpejtësia e kalimit të Kodit në Kuvend nga PS-PD ishte e barabartë me ndryshimet kushtuese, pra pa asnjë diskutim politik. Ishte kjo protestë që në fakt ndaloi deri tani miratimin e Kodit, që bëri publike botërisht përgatitjet e manipulimit nga Rama dhe Berisha përzgjedhjet e ardhshme dhe është paralajmërimi se kontestimet ndaj këtyre dy njerëzve dhe zgjedhjeve që duan të organizojnë ata nuk do të ndalen, por do të vijnë duke u shtuar. Edhe qëndrimi jo shumë burrëror i deputetëve socialistë që nuk guxuan as t’i përshëndesnin kolegët e tyre e t’i pyesnin për shëndetin, edhe mungesa e disa prej figurave qendrore të PS në seancë, edhe heshtja e deputetëve të PD, tregon se ata me ndërgjegje nuk e pranojnë këtë kod të pandershëm. Por ndonjëherë kolltuku i butë është më i ëmbël se ndërgjegjja e pastër.
Kontestimet ndaj Kodit duket se do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh. “Trimëria” e PS dhe PD për të injoruar një grevë urie në sallën e Kuvendit, duket se ka edhe bekimin e ndërkombëtarëve dhe me këtë ata humbasin besimin tek shumë shqiptarë. Me heshtjen e tyre, ata po pranojnë dhe po bëhen vëzhgues të rrëshqitjes së Shqipërisë drejt një krize të madhe, së cilës nuk i dihet fundi. Zotërinjtë ndërkombëtarë siç duket nuk kanë mësuar asgjë nga Shqipëria, megjithëse kanë kaq vite që e monitorojnë. Nëse ujkut i var mëlçitë para gojës, nuk mund të flesh me besimin se ai është ujk i ndershëm dhe nuk do t’i prekë ato. Zgjedhjet e ndershme nuk kanë si të jenë çështje besimi, por duhet të jenë patjetër çështje kontrolli dhe balancash. Ndërkombëtarët vërtet mund të jenë “mërzitur” nga partitë e vogla, por shqiptarët s’kanë më fuqi për të përballuar dy shfrytëzues në vend të njërit. Dhe ç’është më e çuditshme partitë e vogla që kanë bezdisur përherë ndërkombëtarët, sherrxhinjtë e përhershëm, sot janë strehuar butë–butë në gjirin e partive të mëdha. Madje, edhe vetë Genc Pollo. E vetme ka ngelur si para katër viteve LSI, por jo me forcën njëvjeçare të para katër viteve. Këtë duhet ta vlerësojnë edhe ndërkombëtarët, sepse Kodi Zgjedhor tregon se PS dhe PD e kanë vlerësuar dhe shumë madje. Ose rrjedhimisht Shqipëria do ta humbasë edhe një shans tjetër për zgjedhje të ndershme.