Përballje për kreun
Gjatë këtij vikendi do të zhvillohen tri ndeshje të xhiros së shtatëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Ndeshja derbi e kësaj xhiroje zhvillohet të shtunën në Pejë prej orës 19:00, ku do të përballen dy skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit, Besa Famiglia dhe Kastrioti. Ekipi pejan aktualisht gjendet në vendin e parë të tabelës së klasifikimit, me 30 pikë të tubuara, dy më shumë sesa skuadra nga Ferizaj.
Besa Famiglia do të përpiqet ta shfrytëzojë maksimalisht përparësinë e terrenit dhe ta mposhtë Kastriotin, për t’u shkëputur akoma më shumë nga bardhekaltrit. Mirëpo, vendasit do ta kenë vështirë ta arrijnë objektivin, sepse Kastrioti nuk dorëzohet lehtë në ndeshje të tilla të mëdha.
Po të shtunën në Gjakovë, prej orës 17:00, Vëllaznimi do të përballet me Trepçën. Ndërsa ndeshja e fundit e kësaj jave luhet të dielën në Fushë Kosovë prej orës 17:00, ku Drenica do t’i matë forcat me Vjosën.
Superliga - Xhiroja e 17-të
E shtunë
Vëllaznimi – Trepça17:00
Besa F. – Kastrioti19:00
E diel
Drenica – Vjosa17:00