E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përça dhe sundo”

Autori i Lajmit: RedaksiaDuke folur për trazirat e fundit, më herët këtë muaj, këshilltari i presidentit afgan për sigurinë e brendshme, Mohammad Masoom Stanekzai, u dha reporterëve detaje të reja të qeverisë për strategjinë e re të riintegrimit të talebanëve. Arsyeja është e thjeshtë. Nëse jo e gjitha, një pjesë e mbështetjes së talebanëve do të zhduket nëse qeveria do të sigurojë kushte më të mira sigurie. Përmes një kombinimi të garancive ekonomike dhe sigurie, - shpjegoi Stanekzai, qeveria kërkon të joshë luftëtarët talebanë që të ulin armët. Koalicioni i NATO-s ka vepruar mbrapa presidentit afgan, Hamid Karzai, për sjelljen e tij të re me një optimizëm shumë të kujdesshëm. Edhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, dhe ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare. Pritet që në mbështetje të planit të injektohen deri në 1 miliard dollarë. Por ende qeveria afgane është pllakosur nga korrupsioni dhe aleatët e Karzait, thjesht mund të kërkojnë të ndihmojnë vendin të dalë nga kaosi ku është përfshirë. Stanekzai këmbëngul se kësaj radhe rezultatet do të jenë më të mira. Ai i kupon sfidat me të cilat përballet kjo iniciativë e re dhe pranon se lënia e detyrës dhe sakrifikimi i tyre nuk është mënyra më e mirë për tu riintegruar. I ngarkuari special amerikan për Afganistanin, Riçard Hollbruk, e ka mbështetur planin për të integruar përsëri talebanët në shoqërinë afgane. Zoti Hollbruk tha se në konferencën e Londrës do të dëgjoheshin plane specifike për këtë nga presidenti Karzai. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se do të kishte qenë gabim të vendosej një datë për tërheqjen e trupave nga Afganistani, pasi kryengritësit mund të luanin me këtë. Komentet e saj erdhën pas bisedimeve në Berlin me presidentin afgan, Hamid Karzai, dhe përpara Konferencës Ndërkombëtare për Afganistanin në Londër që u zhvillua dje. Në mesin e atyre që marrin pjesë në konferencën e Londrës është edhe Kai Eide, i ngarkuari i OKB-së për Afganistanin. Ai u pyet se çfarë mund të bëjë kjo konferencë për Afganistanin. “Unë mendoj se ajo mund të shënojë fillimin e një strategjie tranzicioni, kur autoritetet afgane, të sigurisë dhe civilë, do të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre dhe komuniteti ndërkombëtar lëviz drejt një roli më mbështetës. Ndaj mendoj se kjo konferencë do të shënojë fillimin e një periudhe deri në konferencën e Kabulit kur të shohim, se cilat janë objektivat dhe strategjia jonë. Unë kam mbi dy vjet që jam në Afganistan dhe kam parë, në mënyrë të veçantë në vitin e fundit, se si këta ministra të orientuar nga reforma, po e rindërtojnë mënyrën se si punon qeveria duke u përqendruar në katër sektorë strategjikë si punësimi dhe ndërtimi i institucioneve civile. Këtu ka një tendencë në drejtimin e duhur dhe duhet të stimulohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Ajo që nuk kemi bërë deri tani, është natyrisht që të përkrahim ato që tani janë prioritetet afgane, kjo duhet të jetë detyra kryesore e komunitetit ndërkombëtar”.
Ky lajm është publikuar: 28/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›