Banesat, kredia 3 për qind
24/03/2009 Ministria e Punëve Publike: Bashkitë duhet të hartojnë listat e përfituesve
Tirana përfiton 250 banesa. Kërkesa për banesë me qira është bërë nga 491 familje
Qytetarët që do të përfitojnë nga banesat me kredi, sipas programit të Ministrisë së Punëve Publike, do të paguajnë vetëm 3 për qind të interesit. Pjesën tjetër do ta paguajë shteti. Për qytetin e Tiranës janë parashikuar vetëm 250 familje përfituese, ndërsa kërkesa është më e madhe se kaq. Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, janë plotësuar rreth 3 937 formularë deri më tani nga personat që kërkojnë të strehohen nga shteti. Fondi për këtë vit, sipas Ministrisë së Punëve Publike, është 126 milionë lekë të reja.
Projekti
Qeveria ka gati fondin për të paguar interesat e kredive për 800 familje të pastreha në vend. Transaksionet do të kryhen me bankën e përzgjedhur nga vetë Ministria e Punëve Publike, e cila në formën e bonove të thesarit do të shlyejë qiratë e banesave që do të përzgjedhin qytetarët. Por listat e përfituesve nuk janë hartuar ende, pasi kjo është një detyrë e bashkive të qyteteve që do të përfshihen në projekt. Sapo të përpilohen listat e të pastrehëve në qytetet e vendit janë vetë qytetarët që duhet të gjejnë banesën në treg. Ata do të aplikojnë pranë bankës dhe do të paguajnë vetëm 3 për qind nga interesi i kredisë. Sipas Doris Andonit, drejtore e Politikave të Strehimit, shpjegon skemën, e cila është pjesë e politikave për blerjen e 6 mijë apartamenteve për të pastrehët. “Mbetet vetëm hartimi i listave nga bashkitë dhe këshillat bashkiakë ku do të zbatohet ky projekt. Për të mbuluar interesat e kredisë 126 milionë lekë është fondi për këtë vit. Bashkia e Tiranës ka 250 familje, Durrësi 150 familje, Shkodra rreth 150, Kavaja 50, Vlora 75 familje, Korça 75, Gjirokastra 50. Plus këtyre 500 familjeve do të jenë edhe 6 mijë familje të tjera”, - theksoi dje Doris Andoni. Sipas saj, pjesa tjetër e kredisë garantohet nga shteti. Skema do të jetë një ndihmë edhe për sektorin e ndërtimit ku mijëra apartamente kanë mbetur pa shitur. “Mbështeten familjet që kanë nevojë për strehim dhe nga ana tjetër ndikon në një qarkullim të banesave në treg, sepse banesat janë kontingjent nga këto familje. Sigurisht që familjet do të synojnë që të gjejnë një banesë me çmim sa më të ulët, sepse ne kemi vendosur një kufi për nivelin maksimal të çmimit që mund të blihet banesa”, - theksoi Andoni.
Kërkesat për Tiranën
Tre janë programet sociale të parashikuara në ligj. Nga këto janë 3 419 aplikues që kërkojnë banesë me kosto të ulët, ndërsa banesë sociale me qira kërkojnë 491 aplikues dhe për tokë të pajisur me infrastrukturë janë 94 aplikues. Nga këta, 842 familje kanë më pak se 100 mijë lekë të ardhura në muaj. Të dhënat janë për 11 njësitë bashkiake të Tiranës, ndërsa Drejtoria e Politikave të Strehimit ka klasifikuar edhe kategoritë e familjeve që kërkojnë shtëpi sipas të ardhurave. Sipas të dhënave të Drejtorisë të Strehimit, janë rreth 922 familje me të ardhura nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë në muaj. Gjithsesi, vërtetësia e deklarimit të të ardhurave lë shumë për të dëshiruar. Ky është një problem që është ngritur shpesh nga specialistët e kësaj drejtorie. Këtë argument e përforcon edhe fakti se numri i aplikantëve me të ardhura mbi 50 mijë lekë në muaj është i lartë, rreth 640 familje.
Pamundësitë
Ky projekt sado ambicioz nuk mund të përballohet nga të gjithë aplikantët e pastrehë. Një prej kushteve që ka vendosur banka, e cila do të ofrojë kredinë qytetari që do të përfitojë nga skema duhet të ketë të ardhura mesatare minimumi 8 mijë lekë për person në muaj dhe kësti i kredisë të mos kalojë 30 për qind të totalit të të ardhurave. Por përgjithësisht, kategoria e të pastrehëve është ajo që nuk ka mundësi të blejë një shtëpi në tregun e lirë. Duke mos harruar edhe faktin që shumë prej tyre e kanë të pamundur që të gjejnë një punë apo të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të paguar një kredi, sado me terma të butë dhe subvencion nga shteti.
Niveli minimal i të ardhurave
Çmimi i apartamenteve dhe vlera e kredisë
Ministria e Punëve Publike ka përcaktuar edhe çmimin e blerjes së apartamentit në tregun e lirë. Në tabelë janë përcaktuar çmimet sipas qyteteve. Qytetari nuk mund të gjejë një banesë me çmim më të lartë se ai i përcaktuar. “Parametrat e tjerë janë në vartësi të strukturës dhe sipërfaqeve korresponduese të apartamentit që do të gjejë familja në treg”, - theksojnë ekspertët. Në rast se familja gjen një apartament me një strukturë më të vogël nga ajo që i takon, vlera korresponduese e kredisë i referohet vlerës faktike të apartamentit që gjen familja. Nëse apartamenti që gjen qytetari në treg ka një vlerë prej 3 500 000 lekë, kredia që merr ajo familje është prej 2 250 000 lekë. Në këtë mënyrë familja ka mundësi që të vërë në hipotekë apartamentin dhe të përfitojë një kredi prej 2 250 000 lekë. Nga ana tjetër familja ka mundësi që të vërë në hipotekë një pasuri tjetër, që mund të jetë apartamenti i prindërve dhe që ka një vlerë më të lartë. Kështu mund të përfitojë një kredi në masën prej 3 milionë lekë. Kjo familje, sipas specialistëve, nuk mund të pretendojë për një kredi në masën që do t’i takonte sikur të blinte një apartament me strukturë 2+1. “Në të gjitha rastet masa e kredisë llogaritet si përqindje ndaj vlerës faktikë të apartamentit të blerë në treg”, - shpjegojnë ekspertët. Niveli minimal i të ardhurave mujore të familjes është në vartësi të shumës së kredisë dhe kushteve specifike me të cilën negociohet me bankën.
DOKUMENTET E NEVOJSHME TË APLIKIMIT PËR KREDI PËR BLERJE SHTËPIE
1. Dokumentet e aplikantit:
1. Dokument identifikimi
Fotokopje e pasaportës ose
Certifikatë Personale e muajit të fundit për aplikantin dhe dorëzanësit (origjinale) ose
Fotokopje të kartës së identitetit ose të letërnjoftimit
2. Certifikatë familjare për aplikantin dhe dorëzanësit (origjinale)
3. Vërtetim nga Prokuroria dhe gjykata ku specifikohet që aplikanti nuk është në ndjekje penale pranë këtyre autoriteteve (origjinale).
4. Vërtetim nga zyra e qendrës civile mbi adresën e aplikantit dhe dorëzanësit
5. Dokumentacioni mbi të ardhurat (Vërtetim page dhe të tjera sipas rastit).
6. Kontratë shitblerje, Kontratë Porosie ose Kontratë Sipërmarrjeje (sipas rastit, të noterizuara)
2. Dokumentet e kolateralit:
1. Vërtetim Hipotekor ose Certifikatë Pronësie
2. Kartelë Pasurie së Paluajtshme
3. Harta Treguese e Regjistrimit të Pasurisë
4. Origjina e fitimit të pronësisë
5. Raport vlerësimi i kolateralit (Klienti udhëzohet nga banka për plotësimin e këtij dokumenti, pas paraqitjes së dokumenteve të mësipërme në bankë nga ana e klientit).
3. Të tjera
Deklarata për vërtetësinë e kushteve që mbështesin nevojën për strehim të sigluar nga bashkia ose KM
4. Kriteret minimale që duhet të plotësojë aplikanti
1. Masa e subvencionit nuk mund të jetë më e madhe se vlera e banesës
2. Të jetë i klasifikuar në listat e Përfituesve.
3. Të plotësojë kushtet dhe kriteret e bankës për këtë lloj kreditimi.
4. Të ketë të ardhura mesatare minimumi 8.000 Lek për person në muaj dhe kësti i kredisë të mos kalojë 30% të totalit të të ardhurave
Kushtet e kreditimit:
Monedha e kreditimit; Lek
Afati maksimal i kredisë; 30 vjet
Norma e interesit: Bono Thesari 12 Mujore + 2.2% (nga të cilat, qytetari paguan vetëm 3%)
Komisioni i angazhimit: 1%
Mbulimi me kolateral: 140%
Struktura e ap. Çmimi maksimal i blerjes se banesës ne treg Te ardhurat Nr. familjeve
Minimale Maksimale
1 2 4 5 7
Tirana 250
G 3,438,750 24,699 41,292 13
1+1 4,093,750 34,356 55,348 75
2+1 5,076,250 44,841 71,431 150
3+1 6,550,000 56,569 90,556 12
Durrësi 150
G 2,964,612 23,499 38,356 8
1+1 3,529,300 32,928 51,853 45
2+1 4,376,332 43,070 67,097 90
3+1 5,646,880 54,284 84,964 7
Shkodra 150
G 2,080,680 21,263 32,883 8
1+1 2,477,000 30,266 45,337 45
2+1 3,071,480 39,770 59,018 90
3+1 3,963,200 50,025 74,539 7
Kavaja 50
G 2,383,794 22,030 34,760 2
1+1 2,837,850 31,179 47,571 6
2+1 3,518,934 40,902 61,788 30
3+1 4,540,560 51,486 78,114 2
Vlora 75
G 2,141,496 21,417 33,260 3
1+1 2,549,400 30,449 45,785 24
2+1 3,161,256 39,997 59,574 45
2+1 4,079,040 50,318 75,257 3
Korça 75
G 1,886,892 20,773 31,683 3
1+1 2,246,300 29,682 43,909 24
2+1 2,785,412 39,046 57,247 45
2+1 3,594,080 49,092 72,254 3
Gjirokastra 50
G 2,256,702 21,709 33,973 2
1+1 2,686,550 30,796 46,635 16
2+1 3,331,322 40,427 60,627 30
2+1 4,298,480 50,874 76,615 2
Total 800