E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të izoluarit nga shembja protestojnë

Berat

Banorët e fshatit Kapinovë në Komunën Vërtop të rrethit të Beratit kanë protestuar mesditën e djeshme ndaj indiferencës së qeverisë për problemin e rrugës së shembur në këtë fshat. Një pjesë e banorëve të fshatit Kapinovë janë mbledhur dje në hyrje të fshatit të tyre, duke ngritur zërin se janë të izoluar nga komuna dhe qyteti i Beratit dhe askush nuk po kthen sytë te ky fshat. Ata kanë njoftuar për protestën deputetin e majtë të këtij qarku, Fidel Ylli, kryetarin e këshillit të qarkut, Pelivan Shatrin, si edhe kryetarin e komunës Flamur Balliu. Banorët thonë se të gjitha shërbimit jetike, si shëndetësia, arsimi dhe puna është bllokuar në fshatin e tyre si pasojë e shembjes së rreth 200 metrave rrugë. Ata po i transportojnë me kafshë të sëmurët deri në rrugën nacionale për t’i dërguar në spital, ndërkohë që fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›