E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin shkollën e policisë 100 persona

Përzgjedhja

Policia e Shtetit tha dje zyrtarisht se më datë 5 korrik fillon Shkolla Bazë e Policisë për Patrullë të Përgjithshme për 100 kursantë, të cilët u përzgjodhën nga lista e konkurrentëve të shpallur fitues më datë 27 maj 2009. Pas më shumë se një viti, 100 aplikantëve, të cilët ishin fitues të konkursit, u është dhënë e drejta të fillojnë shkollën e policisë. Për përzgjedhjen e 100 kursantëve, u ndoqën procedurat e përcaktuara si procesi i kontrollit mjekësor të kandidatëve pranë Qendrës së Profilaksisë së Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në Qendrën e Formimit Policor Tiranë. Ndërkohë, pas kontrollit mjekësor, marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të të dhënave, janë përcaktuar përfundimisht personat që do të nisin shkollën ditën e hënë. Ky është grupi i dytë i konkurrentëve të shpallur fitues më datë 27 maj 2009, që do të ndjekë Shkollën Bazë të Policisë. Grupi i parë prej 50 konkurrentësh ka përfunduar procesin teorik të Shkollës Bazë të Policisë dhe tashmë po vazhdon procesin e trajnimit në terren.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›