Shtatë komuna fshehin bizneset
Të paktën shtatë komuna rezultojnë në degën e Tatim-Taksave të Elbasanit, sikur kanë vetëm nga një "kioskë" në territorin e tyre. Faktin e bën të ditur kreu i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve për Qarkun e Elbasanit, Skënder Daja. "Është paradoksale që një komunë, sado e varfër të jetë, kurrsesi nuk mund të deklarojë të regjistruara aq pak biznese sa deklarohen në zyrat tona", deklaroi kreu i tatimeve, Daja. Sipas tij, janë kryesisht komunat e zonave rurale ato që rezultojnë më me pak biznese të regjistruara dhe i ka kërkuar institucionit të prefektit që të ndërhyjë te krerët e njësive vendore apo edhe me grupin e inspektorëve. Daja ka pohuar se ndër komunat që rezultojnë më me pak biznese janë: Komuna e Gracenit, Funarit, Polisit, Lunikut, Labinotit-Mal, Zavalinës dhe Lenies.