E Diel, 1 Nëntor 2026

"Përdhunoi" të miturin, adoleshenti shkon në gjyq

Mbyllet hetimi për Ledjan Halilin, i akuzuar për përdhunimin e një fëmije 4- vjeçar në Dibër, të cilin e mashtronte me çokollata

Për shkaqe sigurie Gjykimi i dosjes është transferuar në Gjykatën e Shkallës së parë në kryeqytet


TIRANË- Seksioni i të miturve pranë prokurorisë së kryeqyteti përfundoi fazën hetimore dhe dorëzoi pranë togave të zeza dosjen penale në ngarkim të adoleshentit Ledjan Halili, mbi të cilin rëndon akuza e "Marrëdhënies homoseksuale me të mitur".


Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë institucionit të akuzës dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, kancelaria e së cilës me ndihmën e shortit elektronik ka caktuar treshen gjykuese të drejtuar nga gjyqtari Artan Broci për gjykimin e adoleshentit Halili.


Sipas akuzës, i pandehuri që tashmë ka mbushur 18 vjeç në kohën e kryerjes së krimit kishte cilësimin e të miturit, që e ka dërguar dosjen e gjykimit të tij pranë togave të zeza të seksionit penal për të mitur në Tiranë.


Mësohet se i riu Halili vetëm tre ditë para se të festonte ditëlindjen e 18 vjetorit, konkretisht më 15 shkurt 2009 ka dalë si çdo pasdite nga banesa për të takuar me shokët, por, në afërsi të qendrës së fshatit Bahutë të komunës së Tominit të Rrethit të Dibër, ku edhe banonte ka takuar djalin e fqinjëve 4- vjeçar.


Pas një bisede të shkurtër me të, adoleshenti i ka ofruar 4- vjeçarit një çokollatë dhe ka kërkuar nga ai që ta ndiqte rrugës së një malore ku nuk kishte lëvizje për të luajtur. Sipas akuzës, me t'iu afruar një kanali të bërë nga të reshjet e shiut, adoleshenti nën ushtrimin e dhunës ka kryer marrëdhënie homoseksuale me të miturin duke i shkaktuar lëndime trupore.


Pas këtij krimi "makabër" adoleshenti është larguar për tek shokët, ndërsa, fëmija duke qarë ka kërkuar ndihmë nga prindërit, të cilët të alarmuar për gjendjen e fëmijës së tyre e kanë dërguar atë në pavijonin e Pediatrisë së Qendrës Spitalore në Peshkopi. Pas vizitës mjekësore, mjekët kanë konstatuar se 4 vjeçari është dhunuar seksualisht nga një person i moshës së rritur.


Prindërit, të shokuar nga kjo situatë i kanë kërkuar djalit të tyre të tregojë se kush kishte abuzuar seksualisht me të, që fëmija duke qarë ka filluar të tregojë të gjithë ngjarjen.


Pas këtij rrëfimi, prindërit e fëmijës kanë denoncuar në polici adoleshentin Halili që është arrestuar menjëherë brenda ambienteve të banesës së tij ku jetonte me nënën pasi babai punonte në Greqi si emigrant, ndërsa, fëmija 4 vjeç është sjellë në kryeqytet për mjekim të mëtejshëm.


Sipas akuzës, ndër provat kryesore që rëndojnë mbi adoleshentin Halili është akt-ekspertimi mjeko-ligjor i cili ka konstatuar abuzimet homoseksuale ndaj 4- vjeçarit dhe dëshmia në prani të prindërve dhe psikologes të fëmijës viktimë e "përdhunimit".


Sipas prokurorisë, adoleshenti Halili do të përgjigjet para togave të zeza për veprën penale të "Marrëdhënies homoseksuale me të mitur", i parashikuar në Nenin 100 të Kodit Penal, që nëse rezulton fajtor rrezikon të dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet burg.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›