E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunon te mituren ne hotel, arrestohet 16-vjecari

Nje 16-vjecar eshte arrestuar pas denoncimit nga nje e mitur per perdhunim. Ngjarja ka ndodhur ne nje prej hoteleve te qytetit te Elbasanit, dy dite me pare. Burime zyrtare bene te ditur dje se ndaluan ne flagrance Ledion F., me banim ne lagjen "Skenderbej", pasi rreth ores 12:00 te se enjtes ka kryer marredhenie seksuale me dhune me G. N., bashkemoshatare e tij dhe me banim ne kete qytet. Ngjarja ka ndodhur ne hotel "Zykollari", ne ane te autostrades Elbasan-Metalurgji. I mituri ka mundur te mashtroje minorenen dhe me pas e ka futur ne nje nga dhomat e hotelit. Ai i ka kerkuar te kryeje marredhenie seksuale me te, por vogelushja ka refuzuar. Pasi nuk ka mundur t'i mbushe mendjen, ai ka kryer marredhenie seksuale me dhune. Vogelushja ka treguar ne familje gjithcka i kishte ndodhur dhe me pas bashke me prinderit ka kryer kallezim penal ne polici. Policia arrestoi adoleshentin, ndaj te cilit eshte ngritur akuza e kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune. Gjate marrjes ne pyetje, 16-vjecari ka deklaruar se njihej me vajzen dhe se ajo kishte shkuar me deshire ne hotel. Por minorenia e ka akuzuar se ai ka kryer marredhenie seksuale me force, jashte deshires se saj.
F.Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›