E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punëtori i bashkisë vdes në aksident rrugor

26/05/2009  TIRANE- Jeta e një punëtori të Bashkisë së Tiranës ka marrë fund në mënyrë tragjike kur një makinë e përfshiu nën rrota dhe drejtuesi i saj menjëherë më pas u largua nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmën e parë viktimës së tij. Sipas policisë së Tiranës, viktima është Skënder Koka, 56-vjeçar lindur në Pukë dhe banues në Kombinat kurse autor i dyshuar i aksidentit Idajet Sefa, 20 vjeç, lindur në Dibër dhe banues Tiranë. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në orën 22:40 të mbrëmjes së djeshme në Rrugën e Kavajës. Djali 20-vjeçar Idajet Sefa, ishte duke drejtuar automjetin veturë tip “Wolksvagen”, me targa TR 6185 E dhe po udhëtonte në Rrugën e Kavajës, me drejtim lëvizje Tiranë- Kombinat. Në një moment, teksa ndodhej pranë firmës “AML”, në “Misto Mame”, ai ka aksidentuar me pasojë vdekjen, pastruesin e rrugëve 56-vjeçar Skënder Koka. Pas veprime hetimore është identifikuar dhe më pas arrestuar autori i këtij aksidenti tragjik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›