E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vodhi makinën e prokurorisë, prangoset 24 vjeçari

Vodhi rreth katër javë më parë makinën e prokurorisë së Vlorës dhe vetëm ditën e djeshme autori i vjedhjes është vënë në pranga. Hetimet kanë mundur të bien në gjurmët e autorit, i cili sipas policisë është Ksandros Kapllani, 24 vjeç me banim në lagjen 15 Tetori, të qytetit të Vlorës. Vjedhja e makinës së prokurorisë është bërë në datën 21 prill të këtij vitit. Mjeti tip Benz 2500 me targa VL 2160 B ndodhej para prokurorisë kur është marrë. Alarmi i dhënë për vjedhjen e mjetit, ka bërë që autori të mund ta transportonte atë deri në zonën e Bestrovës, në afërsi të ullinjve dhe pastaj e ka braktisur atë. Sipas burimeve, shkak për gjetjen e autorësisë ka qenë shqyrtimi i gjurmëve të gjetura mbi timon. Autori i identifikuar, Kapllani, nuk ka qenë emër i panjohur për blutë e Vlorës, të cilët kanë bërë arrestimin e tij me akuzën e vjedhjes. Ai është dërguar në dhomat e paraburgimit, në pritje të masës së arrestit dhe gjykimit për veprën e kryer. Sipas të dhënave, kjo nuk është hera e parë që mjete të prokurorisë dhe gjykatës të vihen në objektivin e vjedhjeve, që kanë ndodhur gjatë viteve në qytetin e Vlorës.

Last Updated on Saturday, 16 May 2009 21:26

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›