Përfaqësues të Vetëvendosjes takohen me ambasadorin e Gjermanisë
Sipas portalit KohaNet, është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri, me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Dr. Ernst Reichel.
Në fillim të këtij takimi, Kurti paraqiti shqetësimin e Lëvizjes Vetëvendosje për situatën në Mitrovicë dhe në veri, veçanërisht për vrasjen e Selver Haradinajt përmes një akti terrorist.
Albin Kurti shfaqi mospajtim parimor të Vetëvendosje-s edhe me mundësinë e përfolur për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë, duke i vlerësuar edhe këto, sikur ato lokale, të papranueshme.
Dr. Reichel shprehu shqetësimet e tij për çështjen e veriut të Kosovës duke pyetur se çfarë sipas lëvizjes Vetëvendosje do të duhej bërë për ndryshimin e gjendjes aktuale atje. Ai tërhoqi vërejtjen për hapat, të cilat do të mund të çonin drejt acarimit të situatës.
Kurti tha se luftimi i strukturave ilegale shtetërore të Serbisë do të duhej të bëhej paralelisht me zhvillimin e një plani për zvogëlimin e papunësisë në Mitrovicë dhe për zhvillim ekonomik atje.
Përveç çështjes së Mitrovicës dhe veriut të vendit, përfaqësuesit e Vetëvendosje, folën gjithashtu për miratimin e kodit të ri penal, sidomos për dy nene që cenojnë në thelb lirinë e medias, nenin 37 dhe 38.
Visar Ymeri tha se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e vetmja e cila ka votuar kundër këtyre dy neneve, duke i vlerësuar ato si ndërhyrje në pavarësinë e mediave dhe kërcënim për lirinë e tyre, që është në kundërshtim me standardet europiane.
Në fund të këtij takimi u bisedua edhe për zgjedhjet lokale në Ferizaj. Kurti tha se është e nevojshme që të ketë jo vetëm zgjedhje të qeta, por edhe zgjedhje të lira, të ndershme, demokratike dhe pa manipulime.
(ar.si/BalkanWeb)