Zhurmat, gjobë lokaleve pas orës 23
22/05/2009 Rezultatet e para të monitorimit të ujërave bregdetare largojnë nga lista e ndotjes plazhin e Durrësit
Paraqitet në nivele të larta ndotja akustike, ndëshkime për lokalet që do të krijojnë zhurma gjatë natës
Monitorimet e para të kryera nga ekspertët e mjedisit kanë treguar se plazhet shqiptare janë të gatshme të presin pushuesit për sezonin turistik të këtij viti, pasi nuk paraqiten probleme me ndotjen bakteriale. Madje, është pohuar zyrtarisht se plazhi i Durrësit, i shumëpërfolur për nivel të lartë ndotjeje bakteriologjike, nuk bën më pjesë në listën e plazheve të ndotura.
Lajmi është konfirmuar nga numri dy i Ministrisë së Mjedisit, Aleksandër Garuli, i cili është shprehur se raportet dhe vëzhgimet e kryera tregojnë një rënie të theksuar të nivelit të ndotjes së ujërave bregdetare krahasuar me një vit më parë, kjo referuar normativave të përcaktuara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësie. “Në territorin Durrës–Golem ndotja bakteriologjike është 7 deri në 8 herë nën normën e lejuar nga OBSH-ja. Vjet ka pasur shumë raste që janë penalizuar, janë gjobitur jo vetëm për plazhet private që kanë të bëjnë me ndotjet e mbetjeve urbane”, - ka deklaruar zëvendësministri Garuli. Problematike është cilësuar niveli i lartë i ndotjes akustike që raportohet në këto zona, veçanërisht në orët e natës. Përkundrejt këtij fenomeni është pohuar se për sezonin turistik 2009 do të aplikohen masa të forta ndëshkuese kundrejt subjekteve që do të abuzojnë me ndotjen akustike. Këto penalizime, sipas Garulit, nuk do të mbeten vetëm në nivelin e gjobave, por parashikojnë edhe mbyllje të aktivitetit bazuar në dëmin që do të shkaktohet. Kontrollet për këtë lloj ndotjeje do të jenë të rrepta, sidomos pranë zonave ku ka lokale që frekuentohen masivisht nga pushuesit. “Në plazhet masive Durrës, Vlorë, Sarandë është shumë problem ndotja akustike, sidomos pas orëve të vona të natës. Këtë vit kemi kërkuar që nga ora 23:00 të mos lejohen më zhurma të larta nëpër lokale me muzikë. Vjet ka pasur gjoba e pezullime, ku gjoba më e lartë është deri në 5 milionë lekë të vjetra”, - ka përfunduar Garuli. Gjatë ditëve të ardhshme pritet që të publikohet i plotë raporti nga institucioni përgjegjës, ku detajohet lista e plazheve dhe niveli i ndotjes për secilin prej tyre, që për këtë vit pohohet të jetë nën shifrat e lejuara nga OBSH-ja. Rreth 72 pika stacionare në zona të ndryshme të ujërave bregdetare monitorohen dhe analizohen vazhdimisht për nivelin e ndotjes mikrobike të pranishme në plazhet e vendit. Studimi i bërë tregon se ndotja është vetëm në grykëderdhjet e kanaleve apo lumenjve që kalojnë pranë zonave urbane, dhe kjo nuk do të thotë se plazhet e Shqipërisë janë të ndotura.
Ndotja e plazheve
Plazhi i Vlorës, Sarandës, Shëngjinit, Divjakës dhe ai i Durrësit do të jenë tërësisht të gatshme për të pritur pushuesit e këtij sezoni. Monitorimet dhe matjet e kryera mbi prezencën e ndotjes bakteriologjike pranë brigjeve të këtyre plazheve kanë treguar norma disa herë më të ulëta sesa ato të lejuara nga institucionet ndërkombëtare. Konkretisht në territorin Durrës–Golem ndotja bakteriologjike është 7 deri në 8 herë nën normën e lejuar nga OBSH-ja, teksa vitin e shkuar është parë si një ndër plazhet më të ndotura.
Ndotja nga zhurmat
“Në plazhet masive Durrës, Vlorë, Sarandë është shumë problem ndotja akustike, sidomos pas orëve të vona të natës. Këtë vit kemi kërkuar që nga ora 23:00 të mos lejohen më zhurma të larta nëpër lokale me muzikë. Vjet ka pasur gjoba e pezullime, ku gjoba më e lartë është deri në 5 milionë lekë të vjetra.” Studimi i bërë tregon se ndotja është vetëm në grykëderdhjet e kanaleve apo lumenjve që kalojnë pranë zonave urbane, dhe kjo nuk do të thotë se plazhet e Shqipërisë janë të ndotura.