E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundojnë punimet në unazën Veriore të Korçës



Projekti që përfshin segmentin nga kryqëzimi i Ersekës deri në varrezat e qytetit të Korçës, i njohur edhe si Unaza Veriore, ka përfunduar. Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi ishte dje prezent për të inspektuar punimet në këtë projekt me vlerën 137 milionë lekë. Segmenti i përfunduar i unazës i bashkëngjitet 4 loteve të tjera të përfunduara më parë. Ndërkohë, kreu i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve është ndalur edhe në segmentin Qafë- Thanë -Lin- Pogradec, si dhe në Qukas -Qafë Plloçë për të parë ecurinë e punimeve në këto rrugë. Olldashi u shpreh mbi rëndësinë që kanë këto rrugë dhe impaktin pozitiv që do të japë përfundimi i tyre. "Siç edhe duket, po marrin formë kilometrat e parë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, një segment i ri, i cili shkurton me 30 min kohën e përshkrimit të itinerarit drejt qytetit të Korçës" tha Olldashi gjatë inspektimit të punimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›