Tirana Bank e dyta nga numri i degëve
Tirana Bank ka zgjeruar rrjetin e shtrirjes së saj në vend edhe me një tjetër agjenci në kryeqytet. Kjo e fundit është hapur pranë spitalit "Hygeia". Numri i konsiderueshëm i degëve të hapura anembanë Shqipërisë e rendisin tashmë Tirana Bank si të dytën në vend. Ndërkohë që me hapjen e degës më të re, Tirana Bank tregon edhe një herë angazhimin e saj për të përmbushur kërkesat në zhvillim të klientëve të saj dhe t'ju ofrojë çdo produkt bankar për të cilin kanë nevojë. Ndër shërbimet që do të mund të ofrohen për klientët, biznese dhe individë, përfshihen të gjitha produktet bankare dhe shërbime si: Depozita, Kredi, Kurs Këmbimi, Visa Credit Card, Pagesa Ndërkombëtare, 24 orë ATM. Tirana Bank vazhdon të mbajë premtimin e saj se 2010-ta do të jetë një vit i zgjerimit të mëtejshëm të rrjetit të saj në vend, që përkon me objektivat e Piraeus Bank Group për rajonin e Ballkanit.