E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon “Pranverë 2005”

15/06/2005  Stina koncertore

Muzikantë shqiptarë dhe të huaj nga vende të ndryshme të Evropës kanë dhënë disa koncerte, në kuadër të stinës koncertore “Pranverë 2005”. Ka qenë shoqata e muzikantëve “Isamnus”, organizatore e aktiviteteve të ndjekura në dy muaj nga një audiencë e gjerë me artistë dhe artëdashës. Në këto aktivitete janë aktivizuar edhe liceistë e studentë të Akademisë së Arteve, ndërsa mbështetja e Bashkisë së Durrësit ka qenë e pranishme deri në kurorëzimin e stinës koncertore. Gjatë kësaj periudhe skenat e Durrësit janë shndërruar në paradën e madhe të artistëve të muzikës nga Shqipëria, Kroacia, Italia, Kroacia, Sllovenia, Spanja, Zvicra e Austria, të cilët kanë sjellë të freskëta kryeveprat e muzikës botërore. Shumë prej muzikantëve që u ngjitën në skenë, kanë qenë gjithashtu dhe pjesëmarrës të aktivitetit të njohur “Allegretto Albania”, e cila mbahet prej disa vitesh në Tiranë. Durrësi ka qenë skena e dytë, pas Tiranës, ku artistët evropianë kanë interpretuar pjesë të autorëve të shekullit të kaluar si dhe të zërave të njohur klasik të këtij shekulli si Khachaturian, Bartok, Berg, Joan Albert Amsargós. Artëdashësit kanë pritur shumë mirë edhe veprat e kompozitorit të njohur nga Durrësi, Artistit të Merituar, Hajg Zaharian. Stina Koncertore durrsake u mbyll me Ansamblin “Isamnus”, ndërkohë që organizatorët nisur nga interesimi që ngjalli aktiviteti dymujor premtuan organizime të tjera të këtij lloji në një kohë të afërt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›