E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon dënimin ish-bosi i firmës piramidale, Ylli Kambo



TIRANË - Ylli Kambo, ish-bosi i firmës piramidale “Cambo Marshall”, i cili mashtroi 62 kreditorë duke u marrë shumën prej 800 mijë dollarësh, ka lënë dje qelinë e Burgut të Vaqarrit. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pohuan se 59-vjeçari ka përfunduar dënimin e tij prej 7 vitesh heqje lirie. Firma piramidale "Kambo Marshall" pati kulmin e aktivitetit të saj gjatë viteve 1996-1997, kryesisht në qytetin e Beratit. Në vitin 1999, duke ndier rrezikun e arrestimit, Ylli Kambo u largua nga Shqipëria për t’u arrestuar 4 vjet më pas. Ylli Kambo u arrestua në shkurt të vitit 2003 në Rumani dhe u ekstradua në Shqipëri një vit më parë. Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me dhjetë vjet burg për veprën penale të "vjedhjes në shuma të mëdha me anë të mashtrimit". Më pas Kambo e ka apeluar çështjen në Gjykatën e Apelit, ku ai është rigjetur fajtor, por i është zbritur dënimi në 7 vjet heqje lirie. Firma piramidale "Kambo Marshall" ka pasur kulmin e aktivitetit të saj gjatë viteve 1996-1997, kryesisht në qytetin e Beratit. Pas përfundimit të procesit të auditit të firmave piramidale, si dhe procesit gjyqësor në ngarkim të presidentit të firmës Ylli Kambo, rezultoi se kjo firmë kishte pasur 62 kreditorë, të cilëve u kishte marrë rreth 800 mijë dollarë. Në vitin 1999, duke ndier rrezikun e arrestimit, Ylli Kambo u largua nga Shqipëria dhe u shpall person në kërkim nga drejtësia shqiptare. Kambo i është drejtuar disa herë gjykatës për një sërë kërkesash duke pretenduar herë për proces gjyqësor të parregullt dhe herë për të përfituar lirim me kusht.

Procesi
Letër-porositë futin në ngërç procesin ndaj shikasve
TIRANË - Letër-porositë që pritet të vijnë nga Holanda dhe Italia kanë futur në ngërç prej disa javësh procesin për zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Edhe seanca e djeshme nuk u zhvillua normalisht për shkak të kërkesave të palëve. Avokatët që mbrojnë interesat e shikasve që akuzohen për këtë ngjarje, kërkuan që për shkak të vonesës, gjykata të hiqte dorë nga pritja të katër letër-porosive. Ndërkohë ka kundërshtuar prokurori i çështjes, duke shpjeguar se këto letër-porosi janë shumë të rëndësishme për procesin. Prokurori vijoi më tej me kërkesën e tij për të shtyrë procesin edhe dy javë të tjera, në pritje të përgjigjeve nga jashtë. Kjo kërkesë u pranua nga kolegji i Krimeve të Rënda. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Kumbaros dhe i të pandehurve të tjerë, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, ka nisur prej afro dy vitesh në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Para Gjykatës kanë dëshmuar mjaft dëshmitarë, të cilët kanë sjellë fakte mjaft të rëndësishme për zbardhjen e çështjes. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 në Tiranë dhe prej atëherë nuk u mësua asgjë rreth fatit të tij. Ai dyshohet të jetë torturuar në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Kumbaro dhe të pandehurit e tjerë akuzohen dhe për rrëmbimin e torturimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, të dy të mbijetuar.

28 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›