E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon faza e parë e konkursit në Akademinë e Arteve



Ka përfunduar faza e parë e zhvillimit të konkurseve të pranimit në Akademinë e Arteve. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në këtë fazë do të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimit të fazës përfundimtare. Moskualifikimi në fazën e parë i heq të drejtën konkurrentit të kalojë në fazën e dytë. Dy ditë më parë përfundoi faza e parë e zhvillimit të konkursit të pranimit në të gjitha fakultetet e kësaj akademie. Konkurset u zhvilluan nga data 22 deri në datën 27 korrik, ndërsa datat për zhvillimin e fazës së dytë të konkurseve janë caktuar në muajin shtator. Procesi i pranimeve të studentëve në të gjitha fakultet do të zhvillohet nga data 2 deri në datën 10 shtator. Në ndryshim nga universitetet e tjera, ku provimet zhvillohen brenda ditës,këtu procedurat e përzgjedhjes së studentëve zgjasin disa ditë. Nga zgjatja e procesit të përzgjedhjes dhe pranimit do të varet më pas edhe shpallja e rezultateve për studentët fitues. Programet për pranimin e studentëve në Universitetin e Akademisë së Arteve të Bukura janë të specifikuara për secilin fakultet. Përzgjedhja e studentëve në këto fakultete, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin e Artit Skenik dhe Fakultetin e Muzikës do të bëhet në bazë të procedurave dhe kërkesave të vendosura nga Akademia.
Pranimi
Pranimi i kandidatëve në Akademinë e Arteve bëhet mbi bazën e rezultatit të konkurseve që zhvillohen pranë Fakulteteve përkatëse, në bazë të kritereve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe pikëve totale të Maturës Shtetërore. Pikët maksimale të konkursit do të jenë 300 nga të cilat 20 për qind të tyre do të bazohen tek Matura Shtetërore dhe 80 për qind nga konkursi i pranimit. Pragu minimal i fitimit të së drejtës së studimit në Akademinë e Arteve është 25 për qind e pikëve të konkursit. Të gjitha procedurat e konkurrimit që kanë të bëjnë me organizimin dhe administrimin, vëzhgohen prej grupit përkatës të ngritur nga Rektorati i cili merret me të gjitha procedurat e konkurrimit. Tarifat e regjistrimit për konkurrim do të arkëtohen nëpërmjet sistemit bankar ose zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. Numri i pranimeve në Akademinë e Arteve, për të tria fakultetet duke përfshirë këtu specialitetet dhe kuotave të pranimeve për trojet është 230.

Procedura
Akademia ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjek çdo kandidatë që dëshiron ti nënshtrohet konkursit. Të gjithë kandidatët që përmban lista e ardhur nga MASH-i kanë të drejtë të hyjnë në konkurs. Konkursi do të zhvillohet brenda datave 02-10 Shtator 2010 në ambientet e fakulteteve të Akademisë. Kjo kohë është përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Përpara se sa të marë pjesë në konkurs, kandidati konkurrent duhet të ketë depozituar pranë sekretarisë mandat-pagesën e kryer në llogari të institucionit, mbështetur në Udhëzimet e MASH-IT. Sekretaria mësimore i dorëzon Kryetarit të Komisionit të specialitetit materialet me listat e ardhura nga MASH. Vlerësimi i çdo kandidati bëhet prej Komisionit të pranimit të Specialitetit, përbërja dhe numri i të cilit përcaktohen nga titullari i Fakultetit dhe miratohet prej Rektorit. Në asnjë rast numri i anëtarëve të komisionit nuk duhet të jetë më i vogël se tre. Pikët e mundëshme të konkursit 240 të tilla u shpërndahen në mënyrë të barabartë të gjithë anëtarëve të komisionit. Secili anëtar vendos sasinë e pikëve të tij përkrah emrit të kandidatit.
Tekstet shkollore, profesorët padisin Ministrinë e Arsimit
Procesi për mbrojtjen e pronësisë intelektuale i ngritur nga autorë të njohur të teksteve shkollore, kundër Ministrisë së Arsimit është kthyer sërish në Gjykatën Civile të Tiranës. Profesorët kanë paditur Ministrinë për shkaktim dëmi moral dhe dëmi ekonomikë. Autorë të njohur të teksteve shkollore kanë ngritur padi të veçanta kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës or shkeljen e të drejtës së autorit. 28 profesorë akuzojnë këtë institucion për shtypjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore përgjatë viteve 2004-2005, pa marrë parasysh të drejtën e autorit. Çështja e pronësisë intelektuale u ngrit në maj të vitit 2008, kur 51 paditës me tituj të ndryshëm akademike si profesorë, doktorë apo asistentë doktorë ju drejtuan në grup gjykatës. Ata ngritën një kërkesë-padi kolektive ndaj Ministrisë së Arsimit prej të cilës kërkonin dëmshpërblim në shifrat rreth 70 milionë lekë. Procesi zgjati pothuajse 2 vjet pa u marr një vendim, i cili do të përcaktonte fituesin e kësaj çështje. Akademikët vendosën ta rikthejnë çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, duke ngritur 28 procese paralele me paditës të veçuar, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra vetëm nga emri i paditësit dhe shuma e dëmit moral dhe ekonomik që kërkohet si dëmshpërblim.

Kodra raporton në selinë e OKB-së masat për eliminimin e diskriminimit ndaj grave

Përfaqësuesja e qeverisë, Filloreta Kodra raportoi në Selinë e OKB-së në New York, masat legjislative dhe administrative që ka marr qeveria shqiptare për eliminimin e diskriminimit të grave. Qeveria shqiptare paraqiti pranë Komitetit të Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimin ndaj Grave (CEDAË), të parashikuar sipas detyrimeve që rrjedhin nga ratifikimi i kësaj Konvente nga Parlamenti Shqiptar. Kodra prezantoi arritjet e deritanishme dhe masat që Qeveria shqiptare ka marr e do të ndërmarri në të ardhmen për përmirësimin e gjendjes dhe forcimin e statusit të gruas në jetën ekonomike, sociale e politike në vend. Në përfundim, Kodra theksoi se rekomandimet e Komitetit të ekspertëve të CEDAË do të shërbejnë edhe si udhëzues e orientues në përmirësimin e rishikimin e strategjisë së barazisë gjinore që është duke u rivlerësuar. Raporti i tretë Periodik Kombëtar i përgatitur nga Qeveria shqiptare përfshin periudhën 2003-2010 dhe përmban të dhëna nga fusha te ndryshme si, legjislacioni, arsimi, shëndetësia, të para në këndvështrimin e integrimit gjinor. Shqyrtimi i Raportit të prezantuar nga delegacioni ynë u zhvilluan në formën e dialogut konstruktiv midis ekspertëve të komitetit CEDAW dhe përfaqësuesve të Qeverisë shqiptare. Ekspertet e CEDAW, vlerësuan arritjet e Shqipërisë, si dhe kërkuan shpjegime të mëtejshme mbi disa çështje te veçanta, për te cilat morën përgjigjet përkatëse.

29 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›