E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK: Mazhoranca përgjegjëse për bllokimin e anëtarëve të Kushtetueses



TIRANË – Partia Demokristiane ka akuzuar mazhorancës se ka bllokuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, dhe i ka konsideruar sulme politike qëndrimet e PD-së ndaj kreut të shtetit. Përmes një deklarate për mediat, demokristianët pohojnë se ky konflikt u shtohet konflikteve të shumta që ka prodhuar kjo mazhorancë pas zgjedhjeve të manipuluara të 28 Qershorit, duke krijuar pengesa serioze për funksionimin e demokracisë dhe duke e futur vendin në krize të thellë dhe të dyfishtë: politike dhe institucionale”. “PDK gjykon se mazhoranca qeverisëse ka përgjegjësi të plotë për bllokimin e emërimit të anëtarëve të rinj në Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi në Kuvend i kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës është bërë për motive krejtësisht politike, në kundërshtim të plotë me legjislacionin e vendit dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë”, - thuhet në reagimin zyrtar të PDK-së. Sipas saj, akuzat e mazhorancës të kundër Presidentit të Republikës vijnë në vazhdën e përpjekjeve që po bën Partia Demokratike për të goditur dhe nënshtruar institucionet e pavarura kushtetuese, si Gjykatat, Prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror, KLSH, Avokatin e Popullit, Gjykatën administrative, Pushtetin Vendor dhe institucione të tjera që garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë në vend. Për demokristianët, kjo është pjesë e “përpjekjeve të mazhorancës “për të nënshtruar dhe mposhtur institucionet kushtetuese, duke mbajtur të bllokuara reformat, proceset integruese dhe zhvillimin normal të vendit”. PDK kërkoi dje që maxhoranca dhe kryeministri Berisha të ndalin sulmet ndaj institucioneve të pavarura, Presidentit të Republikës dhe të ndërgjegjësohet për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale për kthimin e normalitetit demokratik në vend”.

30 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›