E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në kazino, plagoset shqiptari me precedentë

Itali

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali nga një sherr me thika në një sallë me lojëra fati. Policia italiane deklaroi se personi i plagosur gjatë sherrit të ndodhur në një sallë lojërash në Latina, Romë, është personazh i njohur për ta. Gani Troplini, 27 vjeç, është plagosur dhe ndodhet në spital pas zënkës me një maqedonas. Policia italiane bëri të ditur se ka nisur hetimet, por deri tani, ende nuk dihet shkaku se pse kishte nisur sherri. 27-vjeçari, në gusht të vitit 2008, kishte rrahur të dashurën dhe më pas e kishte dërguar në spital, duke dëshmuar se, kishte ndodhur një aksident. Por, pas hetimeve të policisë, u zbulua ky veprim dhe policia nisi hetimet për të. Ishte dënuar me një vit e gjysmë burg dhe kishte pak kohë që ishte liruar. Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur dhe sherri në sallën e lojërave, mes tij dhe maqedonasit Adeni Sovetik, 34 vjeç. Troplini ka shkuar në spital dhe ka deklaruar për policinë se ishte rrahur. Por ende nuk dihet se kush e ka nisur sherrin dhe pse ka ndodhur.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›