E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi në “Ora News”, e majta fiton zgjedhjet



Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, e majta e bashkuar do të ishte fituese. Ky është konkluzioni i agjencisë italiane “IPR Marketing”, e cila ka konkluduar se koalicioni i djathtë “Aleanca për ndryshim” ka marrë gjithsej 46.8 për qind të votave, koalicioni “Bashkimi për ndryshim”, i udhëhequr nga PS-ja ka marrë 43.8 për qind, ndërsa koalicioni “Aleanca socialiste për integrim”, e udhëhequr nga LSI-ja, ka marrë 7.5 për qind të votave. Për rrjedhojë, nga ky sondazh rezulton se e majta e bashkuar fiton zgjedhjet e 28 qershorit dhe se një aleancë mes PS-së dhe LSI-së pas zgjedhjeve, e nxjerr PD-në në opozitë. Rezultatet e sondazhit janë publikuar nga drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto dhe nga gazetari Alfred Peza në studion e emisionit "Ora e debatit". Koalicioni “Poli i lirisë” në këtë sondazh del me 1.5 për qind të votave.

17 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›