E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet rëndë 7-vjecari, përfshihet nga një automjet

19/05/2009  Procedim në gjendje të lirë drejtuesi

ELBASAN-Një i mitur është përfshirë në një aksident mbrëmjen e së dielës në hyrje të qytetit të Gramshit duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital. D. F 7 vjeç ka qenë duke kaluar rrugën në vendin e quajtur “Agjencia e vjetër” në hyrje të qytetit të Gramshit, kur është përplasur nga një mjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi Nafail Kllogjeri. 41-vjeçari është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gramshit për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkohë fëmija i dëmtuar është transportuar fillimisht në kirurgjikun e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar për ndihmë të kualifikuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Aktualisht drejtuesi i mjetit po procedohet në gjendje të lirë. Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, fëmija ka kaluar në mënyrë të menjëhershme rrugën duke mos i lënë shumë mundësi manovrimi drejtuesit të mjetit. Ndërsa pas aksidentit drejtuesi i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë fëmijës duke e dërguar në spitalin e Elbasanit. Por mjekët duke parë gjendjen e rëndë të të voglit e ka nisur atë menjëherë drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›