Tekstet “jo” përkthimeve të huaja
19/05/2009 Rrokaj reagon kundër vendimit të MASH-it për futjen e teksteve të huaja në arsimin e mesëm
Përshtatja e teksteve duhet të nisë që nga arsimi fillor, bazuar dhe në ecurinë e programeve
Tekstet mësimore duhet të përshtaten me alternativat që aplikohen në vendet fqinje, por kjo gjë duhet të zbatohet që në ciklin 9-vjeçar. Përkthimi i teksteve të huaja dhe përshtatja e tyre me lëndët e shkollave të mesme cenon rëndë reformën e altertekstit të ndërmarrë para disa vjetësh nga ish-ministri i Arsimit Genc Pollo. Aktualisht Ministria e Arsimit ka ngritur një grup ekspertësh, të cilët do të merren me përkthimin e katër lëndëve mësimore të huaja: Matematikë, Kimi, Biologji dhe Fizikë, për t’i integruar ato në vitin e ardhshme shkollor. Ky vendim është kundërshtuar nga stafet akademike shqiptare, të cilat kanë pohuar se cenon zhvillimin e reformës për sigurimin e teksteve mësimore, si dhe nuk ndikon në rritjen e cilësisë. Lidhur me këtë vendim dekani i fakultetit të Histori- Filologjisë Shezai Rrokaj është shprehur se bie ndesh me reformën për sigurimin e alternativave mësimore për arsimin parauniversitar në vend. Kjo pasi përshtatja e këtyre teksteve duhet të bëhet që në klasat e fillores, që nxënësit t’i përvetësojnë ato siç duhet. “Nuk mund të marrë një vendim Ministria e Arsimit dhe të ngrejë grupe, sepse roli i saj është një rol arbitri, që ka për detyrë të gjykojë nëpërmjet grupit të ekspertëve tekstet. Nëse këto tekste të përkthyera do të zëvendësojnë ato aktuale dhe do të jenë të njëjta, kjo është një kundërvënie e hapur e reformës së altertekstit”, - ka pohuar Rrokaj. Teksa ka shtuar se ky vendim është nismë e mirë në përmirësimin e cilësisë arsimore, por zbatimi i tij duhet t’u lihet në dorë shtëpive botuese, të cilat do të sigurojnë alternativat e duhura jo vetëm për arsimin e mesëm, por dhe për atë 9-vjeçar.
Përshtatja e teksteve
“Nuk mendoj se është e drejtë të fillohet me përkthime tekstesh vetëm në shkollën e mesme, pasi, siç e dini, programet kanë një vazhdimësi dhe ato fillojnë që nga klasa e parë dhe deri vitin e fundit të shkollës së mesme, prandaj duhet konceptuar një program tërësor për të mos krijuar thyerje nga sasia e informacionit që jepet në shkollën e mesme me atë që jepet deri në sistemin 9-vjeçar”, - ka deklaruar Rrokaj. Kjo për shkak të vijueshmërisë së programeve mësimore. Ekspertët pohojnë se përshtatja e këtyre kurrikulave duhet të bëhet gradualisht, çka do të thotë se duhet të fillojnë që në arsimin e detyruar. Studimet e bëra mbi disa lloje alternativash kanë treguar se vendet fqinje për lëndë të caktuara kanë programe më të avancuara sesa ato të shkollave tona, çka mund të sjellë probleme serioze, nëse do të zbatohet përdorimi i këtyre teksteve.
Përzgjedhja i teksteve
Pak ditë më parë është konfirmuar se Ministria e Arsimit ka ngritur bordin e ekspertëve që do të marrë përsipër të përkthejë katër tekste tashmë të përzgjedhura nga sistemet e huaja, si Matematikë, Kimi, Biologji, Fizikë, për t’i integruar ato në vitin e ardhshme shkollor. Por këto ndryshime janë kundërshtuar edhe nga specialistë të tjerë të arsimit, pasi është shumë e vështirë që të bëhet integrimi i tyre në lëndët tona duke filluar nga arsimi i mesëm. Aktualisht po zhvillohet gara ndërmjet shtëpive botuese, të cilat do të ofrojnë alternativat e tyre për tekstet që do përdoren në vitin e ardhshëm. Përjashtohen nga konkurrimi tekstet mësimore të certifikuara që janë në përdorim me tri dhe më shumë alternativa. Për këto të fundit Ministria e Arsimit do të rilidhë kontratat me botuesit përkatës pas korrigjimit të problemeve që mund të jenë shfaqur.