E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgënjeshtrohet njohja nga Mali, hetime për dokumentin fals

Republika e Malit e ka përgënjeshtruar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Të premten e kaluar, zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka njoftuar njohjen nga kjo republikë dhe ka prezantuar për mediat notën verbale. Por kjo pretendohet të jetë false. Presidenca e Republikës së Malit ka reaguar dje, pasi të enjten në mbrëmje mësoi mbi ekzistencën e një dokumenti që thotë se kjo republikë e ka njohur Kosovën. Presidenca dëshiron që në mënyrë kategorike ta mohojë këtë lajm fals, i cili tenton ta shkatërrojë imazhin e Malit, thuhet në deklaratë, sipas Global Times. Presidenca e Malit dëshiron të informojë gjithë komunitetin kombëtar dhe ndërkombëtar se Presidenti nuk ka nënshkruar ende ndonjë dokument që njeh Republikën e Kosovës dhe rezervon të drejtën për të marrë masat e duhura për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e dokumentit të rremë, shkruan në fund të deklaratës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›