E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali në Teksas, gjyqtari: Luftë civile po fitoi Obama

Demokratët në Teksas, SHBA, janë unifikuar në thirrjen për dorëheqjen e kryegjyqtarit të një krahine, i cili paralajmëroi gjatë javës se vendi do të përfshihet nga lufta civile, nëse Presidenti Barak Obama do të fitonte një mandat të dytë. Është detyra e gjyqtarit Tom Head që të bëjë gjënë e duhur dhe të japë dorëheqjen, në mënyrë që të mos turpërojë dhe zhgënjejë njerëzit që e zgjodhën gjyqtarë të kontesë Lubok, deklaroi Keni Ketner, kryetari rajonal i demokratëve. Do të doja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fitonin vëmendje botërore për diçka tjetër, në vend të një gjykatësi të çmendur, shtoi Ketner për CNN. Ndërsa kryetari i republikanëve në Teksas, Karl Teper, akuzoi demokratët për oportunizëm dhe krijimin e një skandali, atje ku nuk ka një të tillë. Ai shtoi se kishte telefonuar gjykatësin për ti ofruar mbështetjen e tij morale personalisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›