E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet ura gjigante, ishte ndërtuar 10 muaj më parë

Një fraksion gjigant i infrastrukturës në Kinë është shembur dje, vetëm dhjetë muaj pas ndërtimit, duke shkaktuar tri viktima. Të paktën pesë persona të tjerë u plagosën kur një urë në provincën Heilongjiang, në verilindje të Kinës, u rrëzua duke hedhur katër kamionë të mëdhenj nga 30 metra lartësi. Në Kinë gjatë viteve të fundit ka nisur një fushatë e zgjerimit të infrastrukturës me shpejtësi. Por shpejtësia ka kostot e veta. Tragjedia e fundit ndodhi dhjetë muaj pas ndërtimit të urës gjigante multimilionëshe dhe është një nga dy aksidentet e rënda të ndodhura në këtë provincë gjatë kësaj jave. I pari ishte rrëzimi i një treni në një stacion hekurudhor, që ka plagosur të paktën 24 persona. Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, ky ishte të paktën i gjashti rast i rrëzimit të urave në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›