E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaken rrugët në Tiranë, dy të aksidentuar në aksidente

17/06/2009  Rriten masat për shkak të fluksit

TIRANE- Dy shtetas të plagosur rëndë, ka qenë bilanci i dy aksidenteve që ndodhën ditën e djeshme në rrugët e kryeqytetit. Policia ka mundur të arrestojë shtetasit Artur Pjetri 33 vjeç si dhe Dritan Shabën 36 vjeç, të cilët mendohet se janë autorët e këtyre aksidenteve. Burime zyrtare pranë policisë së Tiranës thanë se Shaba është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin e tij tip-Furgon Ford me targa të huaja në rrugën Ura e Farkës në Mullet, ka aksidentuar 40-vjeçaren Valbona Burnocaka. Sipas policisë, e aksidentuara në momentin e përplasjes po kapërcente rrugën nga njëri krah në tjetrin. Ajo u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore. Aktualisht ndaj 36-vjeçarit u mor masa e arresti, për veprën penalë të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë që dje në rrugën “Xhorxh Bush” është arrestuar shtetasi Artur Pjetri, i cili rreth orës 15:30 duke drejtuar automjetin tip “Volzvagen” me targa TR 6377 R, është përplasur me çiklomotorin “Piagio”, që drejtohej nga shtetasi Valer Kullagini, 47 vjeç, i cili për pasojë është aksidentuar rëndë dhe aktualisht ndodhet nën kontrollin mjekësor në Spitalin Ushtarak Tiranë. U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penalë të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Për të parandaluar aksidentet rrugore Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet të gjitha sinjalistikat rrugore si dhe të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të mjeteve në rrugët brenda qytetit. Lidhur me këtë problem uniformat blu do të marrin masat më ekstreme për të gjithë drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›