E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjigje një lexuesi mbi "ushtar Berishën"

Ndaj shkrimit tim "Gjeneral Berisha i rrethuar…" ka pasur disa komente që meritojnë përgjigje në emër të zhvillimit dhe qartësimit të ideve që kam shprehur mbi situatën që po kalojmë. Ato më kryesoret janë të përmbledhura në një koment që i bën shkrimit një lexues/e me emrin apo pseudonimin Eni në blogun (www.perpjekja.blogspot.com) që po e jap të plotë:

" Duke lexuar këtë artikull, më erdhi në mend një debat televiziv i para shumë muajve ku Mustafa Nano dhe Fatos Lubonja "u grindën" ca si ashpër nëse është Berisha apo "shteti i kapur" burimi i të këqijave për Shqipërinë. Zoti Lubonja atëherë mendonte që s'duhet t'i jepnim kaq shumë peshë ndikimit të një individi të vetëm, ndaj çuditem ca sot (megjithëse pozitivisht) që ai ka filluar ta pranojë që roli (ose rolet) që Berisha ka luajtuar gjatë 1992-2008 nuk mund të lihet jashtë ekuacionit. Në shkencë, një metodë shumë e përhapur për të zgjidhur probleme është ajo që quhet "trial-and-error" (provo dhe gabo). Nëse ke një problem, provo nje zgjidhje, nëse gabon, provo një zgjidhje tjetër, e kështu me rradhë, derisa të gjesh zgjidhjen e duhur. Për mendimin tim, karriera politike e Berishës në këto vite mund të përkufizohet si një seri e pafundme "trial-and-error" eksperimentesh në kurriz të demokracisë dhe popullit shqiptar. Berisha çdo disfatë e ka shikuar vetëm si një zgjidhje që nuk ka funksionuar, dhe ka vazhduar në aplikimin e një varianti të ri. Ose, duke përdorur metaforën e këtij shkrimi, sa herë që Gjeneral Berisha ka humbur një betejë, ai më pas është veshur si ushtar me një uniformë të re e flamur të ri, të cilin e ka tundur derisa është ribërë gjeneral. Ju keni të drejtë (megjithëse ca me vonesë, po më mirë vonë se kurrë), nuk ka pasur ndonjëherë një Ushtar Berisha të çiltër. Ka pasur vetëm një kamaleon që gjatë gjithë jetës së tij, ka ndërruar lëkura pa fund, gjithnjë duke projektuar në sipërfaqe atë çka të tjerët donin të shihnin. Si të shpëtojmë Ushtar Berishën që militanti i shkrimit ëndërron? Shumë thjesht. Të fillojmë me përmbysjen e çdo kulti individi si shpëtues i kombit. Të ndërtojmë një shoqëri ku çdokush është thjesht një "Ushtar i Panjohur" që lufton aq gjatë derisa humbet një betejë, dhe më pas ua lë vendin ushtarëve të tjerë. Dhe Gjenerali i vetëm të cilit i binden të gjithë, gjithmonë, është vetëm një, LIGJI." Eni

Znj/Z Eni,

Për saktësi, në debatin e përmendur me Mustafa Nanon  çështja nuk është shtruar se cili është "burimi i të këqijave", por se cili është rreziku më i madh apo e keqja më i madhe për momentin: autoritarizmi i Berishës, siç pretendohej nga Nano, apo shteti i kapur. Edhe në shkrimet pas Gërdecit edhe në atë të fundit të komentur  prej jush, unë ngulmoj përsëri në idenë se e keqja më e madhe është shteti i kapur - e jo Berisha apo cilido individ qoftë. Sipas meje vendi ynë, si në kohën e atij debati edhe tani, ka nevojë pikë së pari për heqjen e pushtetit nga duart e delijorgjëve (oligarkëve) dhe vendosjen e autoritetit të shtetit, kurse ata që e reduktojnë çështjen tek Berisha, pa e përmendur sistemin e shtetit të kapur, në thelb i bëjnë një shërbim këtij sistemi. Me fjalë të tjera faktin që Delijorgji e ndërtoi fabrikën në Gërdec në kohën e Berishës e konsideroj vetëm si një nga shfaqjet - sigurisht ndër më tragjiket - të një fenomeni të kondicionuar prej kohësh nga sistemi i shtetit të kapur. Nuk kam asnjë të dhënë që të më bëjë të mendoj se Delijorgji nuk do të mund ta merrte lejen nga eksponentët socialistë Nano, Majko, Meta, Rama etj., përkundrazi kemi prova se ai e ka filluar grabitjen e pronës publike me ta dhe se delijorgjët (në shumës) kanë lulëzuar në kohën e  socialistëve të 1997 - 2005.  Mbetet ideja, e pretenduar nga ndonjë, se socialistët, megjithatë, dinin t'i bënin gjërat duke i "kopsitur" më mirë. Edhe unë e kam shprehur idenë se Berisha do të bënte mirë të mos tentonte ta ngiste makinën e korrupsionit sepse nuk do të ishte i aftë ta ngiste ashtu si socialistët, sëbashku me frikën se demokratët, duke qenë më të babëzitur nga agjërimi i gjatë, do të lëshoheshin më paturpësisht dhe më papërgjegjshmërisht. Megjithatë sot nuk di të them nëse Gërdeci është tregues i kësaj paaftësie kombinur me babëzi më të madhe të demokratëve apo rezultat i daljes gjithnjë e më jashtë kontrollit të makinës. Gjithsesi, duke iu kthyer të kaluarës, mund të them se në vitet e fundit të qeverisjes socialiste arrita në përfundimin se kjo makinë po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme dhe çështja numër një ishte shkatërrimi i saj, dhe jo gjetja e marifeteve për ngarjen e saj të mëtejshme.

Në vitin 2005 Berisha më fort dhe Meta ca më pak ishin ata që premtuan ta shkatërronin atë makinë duke përmendur edhe emra e duke denoncuar edhe afera. Unë, në rolin e gazetarit dhe qytetarit e mbështeta fitoren e tyre ndaj PS. Në komentin tuaj ju i denonconi premtimet e Berishës si kamaleontizëm duke më akuzuar se nuk e paskam kuptuar këtë apo se e paskam kuptuar vonë. E vërteta është shumë më komplekse. Personalisht mund të them se e kam mbështetur disa herë "kamaleontin" e veshur me "uniformën" dhe me flamurin e antikorrupsionit që na është paraqitur me fytyra dhe emra të ndryshme. E kam mbështetur tek fytyra e Nanos kur nisi luftën kundër Metës dhe të tijve në emër të katarsisit atëhere kur denoncoi këta për korrupsion dhe si të lidhur me trafikantë gjithfarësoj. E kam mbështetur nën fytyrën e Ramës kur ky denoncoi masakrën urbane të kryebashkiakëve demokratë dhe premtoi planin urbanistik e kthimin në identitet. E kam mbështetur kur u shfaq me fytyrën e Metës që krijoi LSI në emër të ndarjes nga një parti super të korruptiuarish. E kam mbështetur me fytyrën e Berishës kur ky denonconte baronët e krimit dhe premtonte të kthente autoritetin e shtet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›