E Shtunë, 31 Tetor 2026

Periudha më e mirë, deri në fund të nëntorit

Një nga mënyrat për të parandaluar gripin e stinës, por dhe virusin AH1N1, mbetet ende vaksinimi.

Duke qenë se gripi i zakonshëm në vendin tonë nis në periudhën dhjetor-mars, koha më e mirë për të marrë vaksinën këshillohet shtator-tetor-nëntor. Sipas shëndetit publik vaksina mund të kryhet edhe në muajt e tjerë të vitit, por duke qenë se trupit i nevojitet të paktën 1 javë deri në 20 ditë për të krijuar antitrupat, do të ishte mirë që faza e vaksinimit të mbyllej të paktën deri në javën e parë të dhjetorit, sa pa ardhur gripi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, kohët e fundit vihet re një rritje e numrit të rasteve të prekura nga virozat kryesisht me shenja të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Disa nga kategoritë që konsiderohen si më të rrezikuarat për t‘u prekur nga gripi i zakonshëm, por edhe virozave në qarkullim janë: fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, të sëmurët kronikë.

Këto kategori këshillohen të marrin vaksinën për të pasur një sistem më të fortë imunitar.

Nga ana tjetër, kategori të ekspozuara ndaj viruseve konsiderohen edhe personat që udhëtojnë shpesh apo punojnë me shumë persona. Pak ditë më parë, zv. ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, sqaroi se personeli shëndetësor do të jetë i pari, i cili do të marrë vaksinën specifike për AH1N1, duke qenë se ato janë më shumë të rrezikuar për t‘u prekur nga infeksionet.

SH. Me

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›