Përjetësisht në dialog
Ky proces ka nisur disa muaj pas miratimit të një rezolute në Kombet e Bashkuara, e cila e ngarkon Bashkimin Europian për të lehtësuar këtë proces.
Ky proces është përcjellë me kritika të ashpra gjatë tërë vitit nga partitë opozitare në Kosovë, të cilat kanë theksuar se bisedimet i ndihmojnë Beogradit.
Megjithatë, palët kanë biseduar mjaft mirë duke arritur disa marrëveshje në fillim të muajit korrik, deri në vendimin e palës kosovare për të dërguar njësi speciale në Veri të Kosovës.
Më pas, kishin filluar përplasjet me anë të deklaratave në relacionet Prishtinë-Beograd.
Ndërmjetësi Robert Cooper megjithatë kishte arritur të vazhdojë bisedimet duke i ftuar palët në Bruksel gjatë muajit shtator.
Sido që të jetë, procesi ishte ndërprerë për shkak të palës serbe, e cila ka insistuar që aty të diskutohet pikat doganore në Veri.
Një gjë e tillë kishte ndërprerë për pak kohë dialogun, i cili kishte vazhduar gjatë nëntorit, ku janë arritur edhe disa marrëveshje.