Përkeqësohet liria e medias në botë
Organizata “Freedom House” publikoi dje të dhënat e para të raportit për lirinë e medias në gjithë botën në vitin 2009. Sipas këtij raporti, gjatë këtij viti ka pasur një regres të lehtë në lirinë e medias në botë, në krahasim me vitin e kaluar. Raporti thotë se media ka humbur terren në raport me lirinë e saj. Organizata “Freedom House”, në këtë raport, nxjerr edhe vendet dhe rajonet ku liria e medias ka shënuar përkeqësim. Kështu, Azia Lindore, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore janë në listën e zezë të lirisë së medias. Raporti vërën më tej se për shkak të problemeve të shuma në këto vende, është ndikuar edhe media. Këto rajone janë ende të pazhvilluara, ndaj dhe kjo shihet si arsyeja kryesore që media nuk ka lirinë e mjaftueshme në këto rajone.