Xhim Kerri, puthja e parë gay
Në "Sundance Festival", që po zhvillohet në "Park City", në Utah, të gjithë pyesin me habi se si Xhim Kerri arriti të interpretonte rolin e një homoseksuali të dashuruar tek "I Love u Fhilip Morris". Nga melodrama "Brokeback", ky film nuk ka thuajse asgjë, edhe pse personazhi kryesor i tij, Xhim Kerri, është një homoseksual dhe jo një transvestit si Lemon, në komedinë e famshme të Billi Uidlerit. "Është një kryqëzim mes të dyve, pranon Xhim Kerri, po ashtu një shkrirje mes komedisë, dramës së burgut dhe historisë së dashurisë, e shkëputur nga një ngjarje e vërtetë. Si jam ndier në rolin e një homoseksuali? I lumtur që do të mund të kontribuoj sadopak në fushatën për legalizimin e martesave mes homoseksualëve". Filmi, i shkruar dhe drejtuar nga Flen Fikarra dhe Xhon Requa, i xhiruar me një buxhet prej 14 milionë dollarësh, është frymëzuar nga historia e vërtetë e një polici nga Teksasi, Steven Rusell, i martuar, me një fëmijë, dhe homoseksual i "fshehtë" që, në njëfarë mënyre, vendos të zbulojë identitetin e vërtetë seksual. Ndahet nga gruaja, bëhet një mashtrues, përfundon në burg shumë herë dhe po aq herë del dhe i rikthehet jetës. Në burg, dashurohet me një të burgosur, të quajtur Filip Morris (njëlloj si cigaret), që interpretohet nga aktori MekGregor. Një histori dashurie mes burrave dhe puthja e parë kinematografike e Kerrit me një koleg mashkull. I papërmbajtur, shpërthyes, i paarritshëm. Fjala "uragan" nuk do ta përshkruante Kerrin, që pa dyshim është talenti më i madh komik i kohës moderne. Kerri është afirmuar si aktor mes viteve ‘90. Falë talentit, ai arrinte të fitonte 35 milionë dollarë për film. Por jeta e yllit të ardhshëm të kinemasë, që të gjithë e quanin pasardhësi i Xherri Ljuis, nuk ka qenë e thjeshtë. Meqë Xhim ishte një student dembel dhe shumë i lëvizshëm, frekuentonte jo rregullisht "Aldershot High School" e Burlingtonit. Shkathtësia e tij u ra në sy profesorëve, të cilët e detyronin të regjistrohej në kurse teatri që zhvilloheshin pasi mbaronte mësimi.
Zoti Kerri, a u ndjetë në siklet gjatë realizimit të këtij filmi?
Nuk ka asgjë të çuditshme. Euan është një djalosh shumë i këndshëm. Filmi nuk duhet cilësuar vetëm si një komedi, ai është një histori për dëshirën e dashurisë së gjithkujt prej nesh dhe mbi sforcimin që personat e çdo seksi bëjnë për t‘u pranuar nga të tjerë dhe për të pranuar veten.
Çfarë ju frymëzoi për të bërë këtë film paksa të rrezikshëm?
Fikarra dhe Requa ma kërkuan me ngulm këtë rol, për shkak të aftësive të mia për të bërë humor. Si aktor, mund të them se është një nga tre filmat që së bashku me "The truman show", apo "Eternal Sunsine", më ka zbavitur dhe argëtuar më shumë në të gjithë karrierën. Më bëri të provoja një ndjenjë që nuk e kisha provuar kurrë më parë...
A e keni njohur personazhin e vërtetë, që ndodhet i burgosur në Teksas?
Jo, sepse autorët preferonin që autoritetet teksane të mos dinin asgjë për filmin. Evazionet e shumta të bëra nga Rasëll i bëjnë ata që të ndihen në siklet. Jo më kot, xhirimet e filmit u bënë në Luizianë. Stiveni i gjorë nuk do të mund t‘i shohë kurrë…
Rasell është një njeri shumë pasionant…
Kërkon dashurinë pa kushte dhe për këtë, nuk dorëzohet. Mund t‘i përdorte virtytet e tij për qëllime legjitime, por zgjedh rrugën e mashtrimit, që e bën të bjerë shumë poshtë. Mania e tij për të qenë i mahnitshëm dhe për të bërë për vete Filip Morrisin, e bën që të bjerë edhe më poshtë
A mendoni se filmi do të pëlqehet nga komuniteti i homoseksualëve?
Pas mbarimit, filmim ia treguam shoqatës "Glaad", e cila merret me emancipimin e homoseksualëve dhe lezbikeve dhe mund të themi se pati me të vërtetë shumë sukses. Nuk është nga ata lloj filmash që e tregon homoseksualitetin si fatkeqësi ose pengesë. Është një film ku fakti i të qenit gei nuk ka shumë rëndësi, sepse flet për dy të dashuruar që rastësia i bëri të dashuroheshin, edhe pse ishin të dy të të njëjtit seks.
A mendoni se në Hollivud ekzistojnë paragjykime për interpretimin e roleve homoseksuale?
Nuk besoj, por nuk më intereson. Për mua ka rëndësi që personazhi të jetë kureshtar dhe interesant. Sigurisht që mendoj se çfarë do të thonë njerëzit. Vë bast që shumë prej tyre kanë menduar: a të pëlqeu që puthe Euanin në buzë? Çfarë efekti do të ketë mbi mua dhe gruan time ky veprim? Por pastaj, kur i largoj këto mendime, ndihem menjëherë mirë.
A u ndje i befasuar publiku i "Sundance Festival" përpara skenës së puthjes?
Për mua është një shembull evolucioni. Ashtu sikurse tani, kemi një President afro-amerikan, në të njëjtën mënyrë puth një burrë. Kjo tregon maturi dhe më shumë humanizëm nga ana ime. Duhet të mësojmë që të jemi tolerantë me të gjithë dhe të dashurojmë pa pasur frikë.
Çfarë efekti pati ajo puthje në jetën tuaj personale?
Kam shumë miq që janë homoseksualë dhe thuajse të gjithë ishin entuziastë për idenë se do të interpretoja në një film të tillë. Disa punojnë për mua. Kur nisa të përgatisja filmin, u kërkova atyre këshilla dhe informacione. Ata u ndjenë shumë të lirë dhe më thanë gjithçka që i mundonte. Që atëherë, të gjithë e ndiejmë veten më afër. Shumë njerëz në ekipin tonë të punës ishin homoseksualë, të tjerë na ndihmon si vullnetarë, sepse e ndjenin që ajo çka po bënim ishte e rëndësishme për ta. Sikur donin të thoshin se kanë nevojë të dëgjohen dhe të mos paragjykohen nga shoqëria, sepse përveç faktit që dashurojnë burra në vend të grave, nuk kanë asgjë ndryshe nga ne që dashurojmë seksin e kundërt.
Thonë që ju jeni gjithnjë i qetë në jetën e përditshme?
Ka çaste kur dua t‘i largohem realitetit, sepse shqetësohem vetëm për të shkuarën dhe të ardhmen, ose kur shqetësohem më shumë sesa duhet për gjërat e zakonshme, për të cilat nuk mund të bëj asgjë, sepse nuk janë në dorën time. Për shembull, ka shumë gjëra që nuk janë thënë për Xhorxh Bushin, por jeta e të gjithëve ne mund të jetë shumë e bukur, pavarësisht asaj që ndodh përreth. Jetën tonë e kemi në dorë vetë, nëse dëshirojmë mund të zgjedhim lehtësisht atë që na pëlqen të bëjmë dhe të mos mendojmë për problemet që na trishtojnë. Të gjithë jetojmë tragjedi, por shpesh përdorim këto përvoja si justifikim për të dështuar dhe për të mos qenë të lumtur. Kam ndjerë në trupin tim fuqinë e fjalës "Po". Shpesh mendoj për gjërat që ëndërroj sikur më kanë ndodhur.