E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet në Tiranë kompozitori Jozeph Haydn

Shkolla Kombëtare Atistike “Jordan Misja” organizoi mbrëmë një koncert në kuadër të 200 vjetorit  të ndarjes nga jeta të kompozitorit Jozeph Haydn, në sallën koncertore në Ministrinë e Kulturës “Tefta Tashko” në Tiranë. Në koncertin e dirigjuar nga Desar Sulejmani u interpretuan pjesë nga repertori i Ch. Hervelois (Ardante Cantabile, Allegro), Ë.A. Moxart (Allegro, Andante, Rondo) dhe J. Haydn (Allegro Moderato, Kadenca, Adagio, Rondo). Edlina Gjoni interpretoi solo në violonçel, ndërkohë që nxënës të shkollës “Jordan Misja” interpretuan në violinë. Dirigjenti Desar Sulejmani i tha se,  “ishte një kënaqësi e veçantë që dirigjova në këtë koncert ku shkas ishte 200 vjetori i kompozitori Jozeph Haydn, një nga kompozitorët më përfaqësues të muzikës klasike, i njohur ndryshe si "babai i sinfonisë". Në koncert kishte edhe figura të njohura të artit si, Zhani Ciko, pedagog të shkollës kombëtare artistike “Jordan Misja”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›