Përleshje me thika në Vlorë, dy të rinj në gjendje të rëndë
Dy të rinj kanë përfunduar në spital me plagë thikash pas një sherri banal, që u rrezikojnë seriozisht jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ndërsa dy të plagosurit janë nga Fieri. Kjo ka alarmuar menjëherë policinë lokale, e cila ka nisur punën për kapjen e autorëve, duke shoqëruar disa të dyshuar. Por, asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar si autor i ngjarjes, megjithëse deklarimet e marra nga oficeri i policisë gjyqësore kanë sjellë identifikimin e tij. Ai është shpallur në kërkim, ndërkohë që dy të plagosurit, Klodian Muho dhe Albano Brahushi, ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ende nuk është mundësuar komunikimi i policisë me ta.
Përplasja me thika
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen "Pavarësia" të qytetit të Vlorës. Mësohet se dy fierakët janë grindur për shkaqe banale në një lokal të zonës me disa vendas dhe më pas sherri është zhvendosur në zonën në mes disa pallateve. Sipas policisë lokale, dy të rinjtë nga Fieri kishin ardhur me një automjet personal për një drekë. Gjatë drekës, ata kanë shkëmbyer shikime me vendasit dhe kaq ka mjaftuar që të plasë debati, i cili ka degjeneruar ashpër dhe të zotët e lokalit i kanë nxjerrë jashtë të dyja palët. Duke ikur, mes disa pallatesh, të rinjtë nga Fieri janë përplasur sërish me grupin e vlonjatëve. Në grindje e sipër, pasi kanë debatuar për motive banale, tre të rinjtë kanë nisur të shahen dhe më tej ngjarja ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. Klodian Muho, 25 vjeç, dhe Albano Brahushi, 22 vjeç, që të dy nga Fieri, janë plagosur rëndë nga një 26-vjeçar nga Vlora. Ata janë dërguar menjëherë në spital nga disa kalimtarë të rastit, ndërkohë që autori i ngjarjes, bashkë me shokët e tij, janë larguar me shpejtësi. Burimet nga spitali bënë të ditur se si pasojë e sherrit rrezikojnë jetën dy fierakët Muho dhe Brahushi, të cilët pasi janë qëlluar disa herë me thika nga autori i ngjarjes mbahen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Vlorës.
Hetimet e policisë
Pas ngjarjes, menjëherë është njoftuar Komisariati i Policisë së Vlorës, që nuk ka vonuar shumë për të mbërritur në vendngjarje. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës së krimit, ndërkohë që agjentët janë shpërndarë në terren për të mbledhur sa më shumë informacion mbi këtë plagosje. Nga të dhënat e mbledhura ka rezultuar se autori ishte larguar mes pallatesh, duke marrë edhe thikën me gjak me vete. Një dëshmitar okular ka treguar se ai ishte bashkë me dy ose tre persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë në konfliktin me fierakët. Nga ana tjetër, dje janë shoqëruar 7-8 persona si të dyshuar për ngjarjen. Policia deklaroi se ata janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore si persona që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe më pas janë lënë të lirë. Asnjë prej tyre nuk ka rezultuar si i implikuar në këtë ngjarje të rëndë kriminale, por është mundësuar që të identifikohet autori kryesor i saj. Policia tregoi se ai është një 26-vjeçar nga Vlora, i cili është shpallur në kërkim dhe emri i tij nuk është publikuar për arsye hetimore. Sipas të dhënave hetimore, bashkë me të dyshohen edhe dy persona, por ende nuk ka emra konkretë. Policia deklaroi se pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të dy personave të plagosur për të dokumentuar plotësisht konfliktin e djeshëm.