E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ka cenuar ligji i ri

Të drejtat
Të drejtat ekonomike të 9603 ushtarakëve të FARSH-it dhe 382 punonjësve të Policisë së Shtetit në trajtim me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
Të drejtat ekonomike të ushtarakëve të FARSH-it, 3000 punonjësve të Policisë së Shtetit dhe 500 punonjësve të Gardës së Republikës në trajtim me pagesë kalimtare dhe në prag të trajtimit me pension suplementar për vjetërsi shërbimi.
Të drejtat ekonomike të 14000 ushtarakëve të FARSH-it, 11100 punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe të 1500 punonjësve të SHISH-it.
Të drejtat e një grupi të madh interesi prej mbi 150 mijë vetash (të punësuarit në këto struktura përgjigjen edhe ekonomikisht për familjet e tyre biologjike).

Kundërshtitë
Procedurat në përgatitjen dhe miratimin e këtij ligji kanë qenë jo transparente dhe antiligjore.
Futja në këtë ligj i punonjësve të Policisë së Shtetit, kur trajtimi i tyre është rregulluar me një paketë të plotë ligjore e nënligjore, të gjithëpranuar dhe duke pasur në konsideratë nivelin ekonomik të shoqërisë shqiptare, nuk ka paraqitur asnjë shqetësim të qenësishëm deri tani.
Barazimi që i bëhet trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit me efektivat e strukturave të tjera është i pamotivuar, pasi natyrat e punës janë të ndryshme.
Fuqia prapavepruese e këtij ligji (neni 29 "Rillogaritja e të drejtave të njohura").

Rezultati

Pasojat e ligjit sipas relacionit

Denigrim të punës, arsimit dhe karrierës.
Denigrim shpirtëror, shoqëror dhe moral.
Denigrim social.
Denigrim në shkurtimin e shpenzimeve shtesë të varrimit.
Denigrim ekonomik.
Barazim i përfitimeve nga reforma ("shpërblim" + pagesë kalimtare) me Kodin e Punës.
Pasojat që burojnë nga ndërhyrja në të drejtat ekonomike
Shpërblimi është mohuar plotësisht. Nuk ka shpërblim, por paradhënie të pagesave kalimtare.
Përfitimi i mohuar nga "shpërblimi" dhe pagesa kalimtare, në rastin kur nuk plotësohen kriteret për përfitimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, varion nga minus 291,200 lekë te Roli Bazë, deri në minus 697,900 lekë te Roli i Lartë.
Përfitimi i mohuar nga "shpërblimi" dhe pagesa kalimtare në rastin kur plotësohen kriteret për përfitimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi varion:
Në vlerë relative nga minus 10.7% deri në minus 24.3%.
Në vlerë absolute nga minus 89,110 lekë deri në minus 484,260 lekë.
Përfitimi i mohuar nga "Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi", referuar pagave sipas gradave të mëparshme varion:
Në vlerë relative nga 0% deri në 43.8%.
Në vlerë absolute nga minus 6,400 lekë deri në minus 19,050 lekë.
Përfitimi i mohuar nga "Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi", referuar pagave sipas gradave aktuale varion:
Në vlerë relative nga minus 0.9% deri në minus 49%.
Në vlerë absolute nga minus 250 lekë deri në minus 29,300 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›