E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbarimi i Korçës: Institucionet nuk paguajnë punonjësit e larguar

Institucionet vazhdojnë të jenë debitorë ndaj punonjësve të administratës të hequr nga reformat. Për më shumë se një vit, edhe pse të larguarit nga puna kanë kaluar përmes proceseve gjyqësore me ndërmarrjet e shtetit dhe institucionet vendore që i kanë hequr nga puna, pjesa më e madhe të të cilëve kanë në dorë një vendim gjykate, nuk mund të marrin shumat në lekë që ju takojnë pas largimit të tyre për arsye të reformave të ndryshme që ndërmerren. Kjo bëhet e ditur nga ana e Zyrës së Përmbarimit në Korçë, sipas së cilës institucionet buxhetore janë edhe debitorë në vlera të larta ndaj ish-punonjësve të administratës shtetërore. Zyra e Përmbarimit në Korçë deklaron se ka gjobitur institucionet vendore, të cilat janë debitore edhe pse me një vendim gjykate janë të detyruara të bëjnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga ana e drejtësisë. Sipas kryetarit të kësaj zyre, Arben Kelo, me gjuhën e shifrave, në vlerë monetare shuma që detyrohen këto institucione dhe ndërmarrje buxhetore kap 25 milionë lekë, ndërsa numri i vendimeve kalon në qindra raste për të cilat shteti duhet të paguajë edhe për të respektuar vendimet e gjykatave dhe të drejtën e individëve. "Shumë nga institucionet pas reformave dhe heqjes së punonjësve nga puna nuk bëjnë shlyerjen e detyrimeve financiare. Vlera e borxhit arrin në 25 milionë lekë të reja.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›