E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Berisha ngushëllon Berlusconi-n



Kryeministri Sali Berisha i dërgoi dje një mesazh Kryeministrit të Republikës së Italisë, përmes të cilit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për pasojat e fatkeqësisë natyrore, të shkaktuar nga reshjet e jashtëzakonshme dhe shkarjet masive të terrenit në rajonin e Mesinës. Në këtë mesazh, Kryeministri shkruan: “Më lejoni që në këtë çast dhimbjeje të ndaj me Ju, qeverinë dhe kombin mik italian, hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore dhe t’Ju shpreh, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, por edhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor, për këtë humbje të madhe, për familjet e viktimave dhe kombin tuaj dhe lutjen tonë, që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e amshuar. Gjithashtu, ne urojmë së bashku me ju për shpëtimin e personave të humbur nga ekipet e specializuara, shërimin e të lënduarve dhe kthimin e tyre të shpejtë në gjirin e familjeve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›