E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e Ramës kthen majtas Ngjelën dhe Ndokën



Nard Ndoka dhe Spartak Ngjela nuk do të ngjajnë aspak natyrshëm në protestën e Partisë Socialiste më datë 10 tetor, por të gjitha gjasat janë që ata të jenë të pranishëm atë ditë krah Edi Ramës. Njëri kryetar i Partisë Demokrastiane, ishaleate e PD-së dhe tjetri ishdeputet i PD-së dhe kundërshtari i Ramës në garën e 2003-it për Bahskinë e Tiranës. Kërkesa e njëjtë për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit i ka bashkuar me Edi ramin dhe pritet aleanca që përflitej deri më tani në prapaskenë të bëhet publike pikërisht ditën e protestës opozitare. Burime nga PS e konfirmojnë këtë ndërkohë që një tjetër i djathtë, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka refuzuar këtë kthesë majtas edhe pse mbeti jashtë parlamentit ashtu si kolegët e tij të djathtë. Ndërkaq Edi Rama doli dje në një konferencë për shtyp dhe kërkoi që të mos merrej vendim nga KQZ për djegjen e votave që ndodhen në kutitë e votimit dhe pse për këtë proces e parashikon ligji. “I bëj apel Sali Berishës të kuptojë se prekja e kutive të votimit apo, largqoftë për të e për ushtarin e tij fanatik në krye të KQZ-së,asgjësimi i kutive ndërkohë që ne kërkojmë hapjen e tyre, do të konsiderohet prej nesh si një shprehje e patolerueshme e dhunës ndaj opozitës.”, tha ai. Më tej kreu i PS-së premtoi se pas protestës do të nisë një fushatë tjetër takimesh me popullin, derë më derë sicc tha ai për të justifikuar kursin opozitar jashtë Kuvendit. “Manifestimi opozitar i të shtunës, 10 tetorit, është vetëm fillimi i një përpjekje që ne do ta shtrijmë, në çdo rrugë të vendit, nëqoftëse pushteti i lindur nga grabitja e votave nuk hap kutitë e 28 qershorit”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›