Përmbytjet në Shkodër, QSUT e mjekët profesorë ofrojnë pagën e tyre mujore

Tiranë, 14 janar
NOA - Profesorati i fakultetit të Mjekësisë do të ofrojë një pagë mujore në
ndihmë të familjeve që u përmbytën në zonën e Nënshkodrës.
Dekani i
fakultetit të Mjekësisë Alfred Priftanji i ka bërë thirrje kolegëve që ti dërgojnë
ndihmat e tyre në numrin e llogarisë bankare të hapur për të përmbyturit në
veri.
Unë personalisht
do të ofroj 50 mijë lekë të reja, ju ftoj dhe ju të ofroni diçka simbolike në
ndihmë të familjeve që u prekën nga fatkeqësia natyrore, iu drejtua dekani
profesorëve të fakultetit.
Nismës së
profesorëve të fakultetit i është bashkuar dhe stafi mjekësor i QSUT.
Drejtori i saj,
Ilir Dashi, deklaroi se i gjithë stafi mjekësor duhet të kontribuojë për ti
ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura.
Ndërkohë mjekë të
ndryshëm të QSUT propozuan që paga mujore e tyre të derdhet direkt nga
drejtoria në llogarinë bankare.
Sipas drejtorit të
QSUT, Ilir Dashi përveç ndihmës simbolike që do të ofrojnë mjekët, është bërë
gati dhe një plan emergjence për të përballuar situata të tilla siç ndodhi në
Shkodër.
b.m/NOA