E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi në Obot: Kërkoj kompensim për banorët e dëmtuar

Shkodër, 14 janar
NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi mbërriti sot në mesditë në Komunën
Obot për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet.

Kreu i Shteti
inspektoi zonën bashkë me ambasadorin amerikan Uithers, dhe të KE-së Lohan.

Gjatë një deklarate
para gazetarëve Topi u shpreh se kërkon kompensim real për të gjithë banorët e
qarkut të Shkodrës të prekur nga përmbytja.

Dëshiroj nga
zemra me sinqeritetin maksimal të vlerësoj banorët e zonave të përmbytura të
cilët kanë ditur me mjaft maturi dhe fisnikëri të përballojnë një situatë e
cila është konsideruar si shumë kritike.

Me lejoni të
vlerësoj një kthim të situatës pasi u kalua situata kritike tani po kalohet
gati-gati çdo ditë në situata më normale tha Topi i cili shtoi se ka një
thithje të dukshme të ujit nga Buna. Presidenti falënderoi të gjithë strukturat
e shtetit, forcat e ushtrisë dhe të policisë e shoqatat të cilat demonstruan
solidaritet në menaxhimin e situatës si dhe partnerët ndërkombëtar për gatishmërinë
e tyre si dhe median për paraqitjen me transparencë dhe pa u lodhur situatën në
gjithë këto ditë.
Pa tjetër kjo zonë do i kthehet normalitete me ndihmën e strukturave të
shtetit. Të vazhdojë bashkëpunimi. Evidentimi i dëmeve që kanë ardhur nga kjo
situatë.
Shteti të bëjë të mundur që gjithçka të kompensohet. Jam i bindur që kompensimi
do të jetë real në bazë të një gjykimi dhe profesional. tha presidenti Topi.

Më tej Kreu i
Shteti theksoi se nuk është cenuar siguria kombëtare e cila u monitorua në çdo
minutë të 24 orëshit dhe se Instituti i Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka qenë
në terren dhe ka monitoruar situatën në çdo moment.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›