Tahiri: Antimitingu kushtoi 4 milionë euro
10/12/2009 PS-ja zbardh vlerën e manifestimit në 8 dhjetor
“Kostoja e paguar nga xhepat e shqiptarëve për Berishën”
Partia Socialiste vërshoi dje në deklarata të njëpasnjëshme për të zbardhur koston e manifestimit të organizuar nga kampi blu më 8 dhjetor. “Partia në pushtet organizoi mitingun e radhës në kulmin e fushatës së saj të dhunës dhe denigrimit jo vetëm ndaj opozitës, jo vetëm ndaj pushtetit vendor, por dhe ndaj qytetarëve të thjeshtë”, - vlerësoi deputeti socialist Sajmir Tahiri lidhur me këtë çështje. Sipas tij, shqiptarët duhet të dinë se kanë paguar nga xhepat e tyre për mitingun plot 4 milionë euro. “Qeveria ka paguar për postera, printime, transport me autobusë dhe reklama në medien e shkruar dhe vizive afërsisht 1.7 milion euro, për koncertin dhe fishekzjarrët afërsisht 228 000 euro. Përveç kësaj kostoje, që është kosto e drejtpërdrejtë për organizimin e mitingut, janë edhe 2 milionë euro të tjera, kosto e shkaktuar nga mungesa e punës dhe ofrimit të shërbimeve dje nga administrata publike, rrogat e paguara për një ditë punë të munguar dhe shërbime të paafruara”, - nënvizoi Tahiri. Për socialistët këto kosto të çmendura, që kjo qeveri dhe ky kryeministër ua nxjerr nga xhepi shqiptarëve në këtë kohë krize të thellë ekonomike, janë tërësisht të pajustifikuara për sa kohë vihen në shërbim të partisë në pushtetet dhe kryeministrit ilegjitim në detyrë. “Kosto më e ulët për Sali Berishën dhe shqiptarët është hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Shërbimi i vetëm që mund tu bëjë Sali Berisha Shqipërisë, shqiptarëve, demokracisë dhe shtetit ligjor është të hapë kutitë dhe të garantojë leximin e drejtë dhe të saktë të vullnetit të popullit shqiptar”, - deklaroi Tahiri.
Blendi Klosi
“Tentativa e Berishës për të realizuar një antimiting shtetëror për të mos hapur kutitë duke shfrytëzuar një datë të shënuar dhe historike për memorien e shqiptarëve u kushtoi qytetarëve të këtij vendi përveç kostove marramendëse financiare dhe një ditë të paralizuar administrative. Paralizoi shërbimet për qytetarët në shkolla, në spitale, poliklinika, në të gjitha institucionet publike. Janë shkelur ligji mbi statusin e nëpunësit civil dhe ligji i etikës.”