“Berisha ka hapur luftë primitive ndaj pushtetit vendor”
10/12/2009 Reagimi i kreut të bashkisë Edi Rama
Thellohet më tej konflikti ndërmjet pushtetit vendor dhe atij qendror, liderët e të cilëve prej ditësh shpalosin akuza ndërmjet tyre. Në prononcimin e radhës të dhënë dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, jo vetëm që ka kërkuar rihapjen e kutive, por e ka konsideruar si mesjetare fushatën e sulmeve të ndërmarra nga kryeministri Sali Berisha ndaj pushtetit vendor. Sipas Ramës, do të jetë vetë populli që do ta gjykojë më votë këtë njeri, të cilit i ka dalë vetja nga duart. "Nga të dhënat rrëqethëse, Berisha ka hapur një luftë primitive frontale, duke vënë në shënjestër pushtetin vendor. E ka të kotë, pasi ne, të zgjedhurit vendorë, na ka përballë", - ka deklaruar Rama. Ndërkohë ai nuk ka ngurruar të shtoje tonet e akuzës kundrejt liderit të kabinetit qeveritar se po ushtron presion antiligjor ndaj pushtetit vendor për t’iu shmangur hijes së krimit elektoral. Kjo e fundit, sipas Ramës, i referohet vendimit të ndërmarrë nga kryeministrit Berisha dhe Inspektoratit të Ndërtimit për shkatërrimin e fasadës së tri kateve të para të pallatit të kunatit të deputetit socialist Dashamir Peza. “Për të spostuar vëmendjen nga kutitë e mbyllura të krimit elektoral, nga llogaria e hapur me publikun shqiptar për tërmetin e korrupsionit të mashtrimit elektoral në tunelin e Kalimashit. Nga të dhënat përditë e më rrëqethëse që lidhin qartësisht interesat e familjes së tij me qeverisjen e vendit Sali Berisha ka hapur një luftë primitive frontale, duke vënë në shënjestër edhe pushtetin vendor opozitar dhe duke asgjësuar çdo ditë autonominë vendore. E ka të kotë, nuk i ikën dot hijes së krimit elektoral. Nuk do t’i iki dot, herët a vonë përballjes me paditë në prokurori”, - ka përfunduar Rama.