Sarandë- Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet
Një 26 vjeçar nga qyteti i Sarandës është ndaluar sot nga forcat e rendit për trafikim droge. Nandi Kasaj është kapur teksa tentonte të kalonte kufirin për në shtetin grek dhe i janë sekuestruar 2 kg e 200 gr mariuanë. Kasaj, udhëtonte në autobuzin e linjës greke , tip Volvo me targë IBI 3366 dhe droga që ai kishte si qëllim të transportonte jashtë është gjetur në sediljen e fundit të autobuzit. Pasi janë marrë në pyetja të gjithë pasagjerët që udhëtonin për në Greqi, zotërues i mallit ka rezultuar shtetasi Nandi Kasaj. Mbi të rëndon vepra penale trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Çështja do të merret në shqyrtim nga prokuroria e krimeve të rënda.